Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona
Rumania
Spiunë, informatorë, vëllezër të rremë, tortura, burgime dhe punë të detyruar—këto ishin disa nga metodat që Satanai përdori, në përpjekjet e tij të dështuara, për të thyer guximin e Dëshmitarëve të Jehovait si individë dhe për të rrënuar organizatën e tyre në Rumani. Lexoni për Joanin që u lut me zë të lartë përballë skuadrës së pushkatimit. Njihni Teodorin që, bashkë me Dëshmitarë të tjerë, këndoi këngët e Mbretërisë kur bombat binin si shi përreth tyre. Mëso për individë që ecën zbathur gati 100 km për të marrë pjesë në mbledhje. Zbulo pse një djalë i vogël thirri: «Babi, ti mban erë si shkrimi i ditës!»
Zambia
Ndalimi nga shteti, dëbimi i misionarëve dhe përjashtimi nga shkolla—janë disa nga sfidat që vëllezërit hasën në Zambie. Nga ky tregim do të mësoni për një nxënëse që me guxim mbrojti lajmin e mirë në gjyq, për një refugjat të gjymtuar që lëvizte ‘më shpejt se shqiponjat’, dhe për një nga Studentët e parë të Biblës që u fshikullua. Lexoni për një makinë Land Rover të djegur, për një kodër milingonash që shpërtheu dhe për një vend mbledhjeje që dukej si një kalë i zi. Mushkonjat, mizat cece, gjarpërinjtë dhe luanët janë pjesë e historisë së vëllezërve tanë që kanë punuar për të shpallur lajmin e mirë anembanë këtij vendi të bukur afrikan.