PERSONAZH NGA BIBLA
Manaeni—Vër në vend të parë adhurimin e Jehovait
Manaeni ishte një nga vëllezërit që merrnin drejtimin në kongregacionin e Antiokisë në shekullin e parë. Ai «ishte arsimuar me Herodin, sundimtarin e krahinës». (Vep. 13:1) Pra, Manaeni ishte goxha i arsimuar dhe mund të jetë rritur mes gjithë të mirave.
Por pavarësisht nga kjo, Manaeni zgjodhi të bëhej i krishterë dhe të punonte fort në kongregacion. Ai nuk e shfrytëzoi arsimimin ose njohjet që kishte me njerëz me pozitë për të bërë emër në botë. Në vend të kësaj, u shërbeu pa u lodhur vëllezërve të tij.
Shembulli i Manaenit tregon se t’i shërbejmë Jehovait është më e rëndësishme se të jemi dikushi në botë. Njësoj si Manaeni, duhet t’u japim përparësi aktiviteteve teokratike, në vend se të rendim pas pasurisë ose famës. (Mat. 6:33) Veç kësaj, edhe pse e vlerësojmë arsimimin, «sigurohemi për gjërat më të rëndësishme» dhe nuk lejojmë që aktivitetet e tjera të na shpërqendrojnë nga adhurimi i Jehovait.—Filip. 1:9, 10.