BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w22 dhjetor f. 28-30
  • A je gati ‘të trashëgosh tokën’?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A je gati ‘të trashëgosh tokën’?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • A JE GATI ‘TË KULTIVOSH’ TOKËN?
  • A JE GATI TË KUJDESESH PËR TË RINGJALLURIT?
  • A JE GATI TË MËSOSH TË RINGJALLURIT?
  • Të vdekurit do të ringjallen
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Kush do të ringjallet dhe ku?
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Kush do të ringjallet? Ku do të jetojnë?
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Çfarë është ringjallja?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
w22 dhjetor f. 28-30
Njerëzit duke e kthyer tokën në parajsë. Disa pastrojnë mbeturinat, të tjerë ndërtojnë një shtëpi dhe disa të tjerë kultivojnë një kopsht.

A je gati ‘të trashëgosh tokën’?

TË GJITHË mezi presim të plotësohet premtimi i Jezuit: «Lum ata që janë me natyrë të butë, sepse do të trashëgojnë tokën!» (Mat. 5:5) Të mirosurit do ta trashëgojnë tokën duke mbretëruar në qiell me Jezuin. (Zbul. 5:10; 20:6) Shumica e shërbëtorëve të Perëndisë sot kanë shpresën ta trashëgojnë tokën duke jetuar përgjithmonë këtu të përsosur, të lumtur e në paqe. Që kjo të bëhet realitet, do t’u duhet të kryejnë disa punë të rëndësishme. Të shohim vetëm tri prej tyre: të kultivojnë tokën, të kujdesen për të ringjallurit dhe t’i mësojnë. Mendo edhe si mund ta tregosh që sot se ke dëshirë t’i bësh këto gjëra në botën e re.

A JE GATI ‘TË KULTIVOSH’ TOKËN?

Kur i urdhëroi njerëzit ‘të mbushnin tokën e ta kultivonin’, Jehovai tregoi se me kohë mbarë planeti do të ishte një parajsë. (Zan. 1:28; shën.) Ata që do të trashëgojnë tokën, do të punojnë për të përmbushur të njëjtin urdhër. Gjithsesi ata nuk do të vendosen në një parajsë, sepse kopshti i Edenit nuk ekziston më. Fill pas Armagedonit do të ketë një mal me punë për të pastruar pjesë të tokës që janë të rrënuara. Çfarë detyre kolosale do të jetë!

Kjo na kujton punën që duhej të bënin izraelitët kur u kthyen nga Babilonia. Vendi i tyre kishte qenë i shkretë për 70 vjet. Megjithatë, me bekimin e Jehovait, do të arrinin ta rimëkëmbnin atë vend. Nëpërmjet Isaisë, Perëndia paratha: «Viset e tij të egra do t’i bëj si Edenin dhe rrafshinat e shkreta si kopshtin e Jehovait.» (Isa. 51:3) E izraelitët ia dolën mbanë. Po njësoj, me bekimin e Jehovait, ata që do të trashëgojnë tokën do t’ia dalin ‘ta kultivojnë’, ose ta kthejnë në një parajsë të bukur. Ti mund të tregosh që sot se ke dëshirë të marrësh pjesë në atë punë.

Një mënyrë është duke bërë më të mirën për ta mbajtur të pastër e të rregullt shtëpinë dhe ambientin përreth. Vazhdo ta bësh këtë pavarësisht nga mënyra si veprojnë fqinjët. Veç kësaj, mund të japësh një dorë për të pastruar dhe për të mirëmbajtur Sallën e Mbretërisë ose Sallën e Asambleve. Nëse ta lejojnë rrethanat, mund të bësh kërkesën për të shërbyer si vullnetar vendas në rast katastrofash. Kështu do të tregosh se je i gatshëm të ndihmosh po të lindë ndonjë nevojë. Pyet veten: «A mund të mësoj ndonjë aftësi që do të më hyjë në punë nëse Jehovai më jep mundësinë të trashëgoj tokën?»

Një grup me vëllezër e motra pastrojnë dhe mirëmbajnë një Sallë Mbretërie.

A JE GATI TË KUJDESESH PËR TË RINGJALLURIT?

Menjëherë pasi ringjalli të bijën e Jairit, Jezui tha t’i jepnin vajzës diçka për të ngrënë. (Mar. 5:42, 43) Nuk do të ketë qenë ndonjë punë e vështirë të kujdeseshe për atë fëmijë 12 vjeç. Por mendo sa shumë punë do të na duhet të bëjmë kur Jezui të plotësojë premtimin se «të gjithë ata që janë në varre, do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin». (Gjoni 5:28, 29) Ndonëse Bibla nuk jep shumë hollësi, mund ta marrim me mend se të ringjallurit do të kenë nevojë për ushqim, strehim dhe veshje. A mund të tregosh që tani se je i gatshëm të ndihmosh? Ja disa pyetje për të kuptuar si të jesh gati.

Ç’mund të bësh sot për të treguar se je gati të trashëgosh tokën?

Vëllezër e motra të gëzuar mirëpresin në aeroport delegatët për një kongres ndërkombëtar në Paris.

Kur jepet njoftimi që kongregacionin tuaj do ta vizitojë mbikëqyrësi qarkor, a ofrohesh ta ftosh për një vakt? Kur një vëlla a motër që është në shërbimin special në kohë të plotë caktohet nga Betheli në fushë ose kur një mbikëqyrësi qarkor i duhet ta ndërpresë shërbimin në veprën udhëtuese, a mund ta ndihmosh të gjejë strehim? Nëse në zonën tënde do të mbahet një kongres rajonal ose special, a mund të dalësh vullnetar që të punosh para a pas kongresit ose që të mirëpresësh delegatët?

A JE GATI TË MËSOSH TË RINGJALLURIT?

Nisur nga ajo që thuhet te Veprat 24:15, presim të ringjallen miliarda njerëz. Shumë prej tyre nuk patën mundësi ta njihnin Jehovain para se të vdisnin. Por do ta kenë këtë mundësi kur të kthehen në jetë.a Në veprën e arsimimit të të ringjallurve do të marrin pjesë shërbëtorë besnikë e me përvojë të Perëndisë. (Isa. 11:9) Sharlota, që ka predikuar në Evropë, në Amerikën e Jugut dhe në Afrikë e pret me padurim këtë. Ajo thotë me entuziazëm: «Mezi pres t’i mësoj njerëzit që do të ringjallen. Kur lexoj për dikë që ka jetuar në të kaluarën, shpesh them me vete: ‘Sikur të kishte njohur Jehovain, do të kishte pasur një jetë krejt ndryshe.’ Vloj nga dëshira t’u tregoj të ringjallurve të vërtetat që do t’ua kishin ndryshuar jetën si nata me ditën.»

Edhe shërbëtorët besnikë të Jehovait që jetuan para se të vinte në tokë Jezui, do të kenë shumë për të mësuar. Imagjino çfarë gëzimi dhe privilegji do të jetë t’i shpjegosh Danielit si u plotësuan profecitë që hodhi me shkrim por që nuk i kuptoi. (Dan. 12:8) Ose përfytyro t’u mësosh Ruthës e Naomit se Mesia erdhi nga familja e tyre. Çfarë gëzimi do të jetë të marrim pjesë në atë program arsimimi mbarëbotëror, pa presionet dhe shpërqendrimet e kësaj bote të ligë!

Në një lavanderi, një motër i jep një gruaje një fletushkë.

Si mund të tregosh sot se je gati për të marrë pjesë në atë program? Një mënyrë është të përpiqesh fort që të bëhesh mësues më i zotë dhe të marrësh pjesë rregullisht në veprën globale të predikimit. (Mat. 24:14) Edhe nëse mosha ose rrethana të tjera nuk të lënë të bësh aq sa dëshiron, përpjekjet e tua me gjithë shpirt tregojnë se je i gatshëm të mësosh të ringjallurit.

Ia vlen të meditosh për këto pyetje të rëndësishme: «A jam vërtet i etur për atë ditë kur do të trashëgoj tokën? A dëshiroj me zjarr të kultivoj tokën dhe të kujdesem për të ringjallurit e t’i mësoj?» Shfrytëzoji sot mundësitë për të marrë pjesë në aktivitete të ngjashme me ato që do të bësh kur të trashëgosh tokën. Kështu do të tregosh se je gati!

a Shih artikullin «Çojnë shumë veta në drejtësi» në Kullën e Rojës të shtatorit 2022.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo