BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp22 nr. 1 f. 6-7
  • 1 | Ji i paanshëm

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 1 | Ji i paanshëm
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Mësimi i Biblës:
  • Ç’do të thotë:
  • Ç’mund të bësh:
  • Titi: «Një bashkëpunëtor për interesat tuaja»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Libri biblik numër 56​—Titit
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Titi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • 3 | Hiqe urrejtjen nga mendja
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
wp22 nr. 1 f. 6-7
Një burrë me ngjyrë mban në dorë fotografinë e një burri të bardhë që buzëqesh dhe një burrë i bardhë mban në dorë foton e një burri me ngjyrë që buzëqesh. Në sfond janë foto të njerëzve të inatosur.

SI T’I JAPËSH FUND RRETHIT VICIOZ TË URREJTJES

1 | Ji i paanshëm

Mësimi i Biblës:

«Perëndia nuk është i anshëm, por pranon nga çdo komb këdo që e nderon thellësisht dhe që bën atë që është e drejtë.»—VEPRAT 10:34, 35.

Ç’do të thotë:

Perëndia Jehovaa nuk na gjykon sipas etnisë, racës, ngjyrës së lëkurës ose kulturës. Përkundrazi përqendrohet tek ajo që ka vërtet rëndësi—njeriu i brendshëm. Faktikisht Bibla thotë se «njeriu sheh atë që sheh syri, kurse Jehovai sheh në zemër».—1 Samuelit 16:7.

Ç’mund të bësh:

Ndonëse nuk mund të lexojmë zemrën, mund të përpiqemi të imitojmë Perëndinë dhe t’i shohim të tjerët me paanshmëri. Mundohu t’i shohësh njerëzit si individë e jo si grup. Nëse dallon se ke ndjenja negative për të tjerët, ndoshta për ata të një race ose kombësie tjetër, lutju Perëndisë dhe kërkoji ndihmë që t’i ç’rrënjosësh këto ndjenja. (Psalmi 139:23, 24) Nëse i kërkon sinqerisht Jehovait forcë që të jesh i paanshëm, ji i sigurt se do ta dëgjojë lutjen tënde dhe do të të ndihmojë.—1 Pjetrit 3:12.

a Jehova është emri i Perëndisë.—Psalmi 83:18.

«Nuk isha ulur kurrë më parë në paqe me një njeri të bardhë. . . . Tani isha pjesë e një vëllazërie të vërtetë ndërkombëtare.»—TITI

Eksperiencë reale​—TITI

I dha fund rrethit vicioz të urrejtjes

Titi.

Titi ishte pjesëtar i një bande të dhunshme dhe tejet të inatosur si pasojë e ligjeve diskriminuese të aparteidit. Ai thotë: «Shkonim në pjesë të qytetit ku zezakët nuk ishin të mirëpritur, si në hotele dhe kafene, vetëm për t’u zënë.» Titi pranon se i ishin errur sytë nga urrejtja dhe thotë: «Nëse grindesha me dikë, burrë a grua të ishte, gjithmonë isha unë që gjuaja i pari.»

Titi nisi të ndryshonte kur filloi të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Leximi i Biblës ndikoi thellë tek ai. E preku veçanërisht premtimi për një botë ku «nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje».—Zbulesa 21:3, 4.

Në fillim, për Titin ishte betejë e vërtetë të ç’rrënjoste urrejtjen nga zemra. «E kisha shumë të vështirë të ndryshoja mënyrën e të menduarit dhe sjelljen»,—thotë ai. Por e ndihmoi ajo që mësoi te Veprat 10:34, 35, ku thuhet se Perëndia nuk është i anshëm.

Cilat ishin rezultatet? Titi shpjegon: «U binda se Dëshmitarët e Jehovait praktikojnë fenë e vërtetë kur pashë dashurinë aq të dukshme midis tyre, pavarësisht nga raca ose ngjyra. Madje, para se të pagëzohesha si Dëshmitar, një i bardhë nga kongregacioni më ftoi për të ngrënë në shtëpinë e tij. Më dukej ëndërr. Nuk isha ulur kurrë më parë në paqe me një njeri të bardhë, e jo më pastaj të haja në shtëpinë e tij. Tani isha pjesë e një vëllazërie të vërtetë ndërkombëtare.»

Lexo më shumë për historinë e Titit në Kullën e Rojës të 1 gushtit 2009, faqet 28-29.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo