BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp21 nr. 2 f. 10-12
  • Çfarë të bësh që të jetosh në botën e re?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë të bësh që të jetosh në botën e re?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ‘NJIH PERËNDINË’ QË T’I MBIJETOSH FUNDIT
  • LEXOJE ÇDO DITË FJALËN E PERËNDISË, BIBLËN
  • LUTJU PERËNDISË PËR NDIHMË
  • Çfarë ka bërë Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
  • Si mund të jetosh përgjithmonë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Bota e re paqësore e Perëndisë: Edhe ti mund të jetosh në të
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Jeta: Shpresë që nuk vdes kurrë
    Zgjohuni!—2008
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
wp21 nr. 2 f. 10-12

Çfarë të bësh që të jetosh në botën e re?

Artikujt e mëparshëm shpjeguan se Zoti së shpejti do t’i japë fund shoqërisë së ligë njerëzore, si dhe gjithë problemeve të saj. Jemi të bindur që kjo do të ndodhë. Pse? Sepse këtë e premton Fjala e Perëndisë, Bibla.

«Bota po kalon.»—1 GJONIT 2:17.

Jemi të sigurt se do të ketë të mbijetuar, sepse vargu i mësipërm thotë edhe:

«Ai që bën vullnetin e Perëndisë, mbetet në jetë të jetëve.»

Prandaj, nëse duam që të mbijetojmë, duhet të bëjmë vullnetin e Perëndisë. Që të dimë cili është vullneti i Perëndisë, fillimisht duhet ta njohim Atë.

‘NJIH PERËNDINË’ QË T’I MBIJETOSH FUNDIT

Kolazh: 1. Një infermiere spitali ulet përtokë e rraskapitur dhe e dërrmuar emocionalisht. 2. Ndërsa bën pushim te mensa e spitalit, vë re që një kolege po lexon e gëzuar një revistë. 3. Kolegia i lexon një varg nga Bibla dhe i jep një kartëvizitë jw.org.

Jezui tha: «Që të gëzojnë jetën e përhershme, duhet të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë.» (Gjoni 17:3) Që t’i mbijetojmë fundit dhe të jetojmë përgjithmonë, ‘duhet të njohim’ Perëndinë. Kjo përfshin më shumë sesa thjesht të pranojmë se Zoti ekziston ose të dimë disa gjëra rreth tij. Duhet të jemi miq me të. Dhe, si në çdo miqësi, duhet të kalojmë kohë me njëri-tjetrin që të lidhemi ngushtë. E njëjta gjë vlen edhe për miqësinë me Perëndinë. Shqyrto disa të vërteta të rëndësishme që na mëson Bibla, të cilat na ndihmojnë ta zhvillojmë e ta ruajmë miqësinë me Perëndinë.

Të vërteta që mësojmë nga Bibla

Tani në shtëpi, infermieria shikon sitin jw.org.

Mësojmë se Zoti do që ne të jetojmë në Parajsë

Kur ai krijoi njerëzit e parë, Adamin dhe Evën, i vuri në një vend të bukur që quhej kopshti i Edenit. Ishin të përsosur, dhe Zoti u kishte siguruar gjithçka nevojitej që të jetonin të lumtur. Ata mund të jetonin përgjithmonë. Për sa kohë të mbeteshin miq me Perëndinë, nuk do të vdisnin kurrë. Por zgjodhën të mos i bindeshin një urdhri të thjeshtë të Perëndisë.

Mësojmë arsyet pse vuajmë

Kur njeriu i parë, Adami, nuk iu bind Perëndisë, humbi mundësinë e jetës së përhershme për veten dhe për tërë njerëzimin. Bibla shpjegon: «Mëkati hyri në botë nëpërmjet një njeriu të vetëm dhe vdekja nëpërmjet mëkatit, e kështu vdekja u përhap te të gjithë njerëzit.» (Romakëve 5:12) Ashtu si dikush që trashëgon një të metë nga prindërit, edhe të gjithë fëmijët e Adamit trashëguan papërsosmërinë prej tij. Si pasojë, njerëzit plaken dhe vdesin.

Mësojmë çfarë ka bërë tashmë Perëndia për të na ndihmuar

Bibla thotë: «Perëndia e deshi botën aq shumë, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që tregon besim tek ai, të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme.» (Gjoni 3:16) Perëndia dërgoi Jezuin në tokë që të jepte jetën për ne. Një burrë indian 86 vjeç, tha për këtë akt dashurie: «Ky veprim tregon sa shumë më do Jehovai.a Falë dashurisë së tij, mund të jetoj përgjithmonë.»

Mësojmë si të tregojmë mirënjohje për atë që ka bërë Perëndia për ne

Bibla thotë se mirënjohjen për atë që ka bërë Perëndia për ne, mund ta tregojmë nëse «zbatojmë urdhërimet e tij». (1 Gjonit 2:3) Nga dashuria, Perëndia Jehova na tregon çfarë të bëjmë që ta gëzojmë jetën qysh tani. (Isaia 48:17, 18, shënimi) Zoti nuk do që të vuajmë. Ai premton se, po të ndjekim udhëzimet e tij, jo vetëm do të kemi një jetë të lumtur tani, por edhe perspektivën e jetës së përhershme.

LEXOJE ÇDO DITË FJALËN E PERËNDISË, BIBLËN

Infermieria shikon nga qielli pasi ka lexuar Biblën gjatë pushimit të drekës.

Mund t’i mbijetosh fundit të botës duke iu lutur Perëndisë për ndihmë dhe duke bërë vullnetin e tij

Kemi nevojë të hamë rregullisht që të jetojmë. Ama Jezui tha: «Njeriu s’duhet të jetojë vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Jehovait.»—Mateu 4:4.

Sot fjalët e Jehovait i gjejmë në faqet e Biblës. Ndërsa e studion këtë libër të shenjtë, do të mësosh çfarë ka bërë, çfarë po bën dhe çfarë do të bëjë Perëndia.

LUTJU PERËNDISË PËR NDIHMË

Ç’mund të bësh nëse do që t’i bindesh Perëndisë por e ke të vështirë të mos bësh më gjërat që ai thotë se janë të gabuara? Në këtë rast, do të të ndihmonte shumë ta njihje mirë Perëndinë.

Një grua, që do ta quajmë Sandra, bënte jetë imorale. Kur nisi të studionte Biblën, mësoi se Perëndia urdhëron: «Ikni nga imoraliteti seksual!» (1 Korintasve 6:18) Sandra iu lut Perëndisë për forcë dhe ia doli të hiqte dorë nga ky zakon. Por akoma duhet të luftojë me tundimin. «Nëse më vijnë në mendje mendime imorale,—thotë ajo,—i shprehem hapur Jehovait në lutje, ngaqë e di se nuk e fitoj dot e vetme këtë luftë. Fuqia e lutjes më ka afruar më shumë me Jehovain.» Ashtu si Sandra, edhe miliona të tjerë po e njohin Perëndinë. Ai po u jep forcën e nevojshme që të bëjnë ndryshime në jetën e tyre dhe të jetojnë ashtu si i pëlqen Atij.—Filipianëve 4:13.

Sa më mirë ta njohësh Perëndinë, aq më shumë ‘do të të pranojë’ si mikun e tij të çmuar. (Galatasve 4:9, shënimi; Psalmi 25:14) Kështu kualifikohesh të hysh në botën e re të Perëndisë. Por, si do të jetë bota e re? Artikulli i radhës do ta shpjegojë.

a Jehova është emri i Perëndisë siç tregohet në Bibël.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo