BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb21 janar f. 3
  • Prindër, mësojini fëmijët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Prindër, mësojini fëmijët
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
  • Material i ngjashëm
  • Si të kesh një familje të lumtur?—Pjesa 2
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Prindër: Ruani fëmijët tuaj!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Fëmijët janë «trashëgimi nga Jehovai»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2026 (Për studim)
  • Prindër, ndihmojini fëmijët ta duan Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
mwb21 janar f. 3
Prindërit mësojnë fëmijët si të mbrohen. Fëmijët praktikojnë si të thonë «jo».

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Prindër, mësojini fëmijët

Jetojmë në një botë që e paraqet të mirën si të keqe dhe të keqen si të mirë. (Is 5:20) Mjerisht, disa njerëz bëjnë gjëra që Jehovai i urren, përfshirë këtu sjelljen e papërshtatshme me personat e të njëjtit seks. Shokët e shkollës ose të tjerë mund të përpiqen t’i tundojnë të rinjtë tanë të çmuar të shkojnë pas tyre. Si t’i përgatitni fëmijët që ta përballojnë me sukses këtë sprovë dhe të tjera si këto?

Mësojuni fëmijëve standardet e Jehovait. (Le 18:3) Gradualisht tregojuni çfarë thotë Bibla për seksin. Ajo që do t’u thoni, varet nga mosha dhe nga sa mund të kuptojnë. (Lp 6:7) Pyesni veten: «A i kam stërvitur fëmijët e mi të kuptojnë cilat janë shprehjet e përshtatshme të përzemërsisë, rëndësinë që ka një veshje modeste dhe nevojën që të tjerët të respektojnë privatësinë e tyre? A do të dinë si të veprojnë nëse dikush përpiqet t’u tregojë pornografi ose u kërkon të bëjnë diçka që Jehovai thotë se është e gabuar?» Nëse fëmijët i dinë këto gjëra që më përpara, mund të shmangin shumë probleme. (Pr 27:12; Ek 7:12) Kur i mësoni rregullisht fëmijët, tregoni dashuri për trashëgiminë e çmuar nga Jehovai.—Ps 127:3.

SHIHNI VIDEON NDËRTONI NJË SHTËPI TË QËNDRUESHME—MBRONI FËMIJËT TUAJ NGA ‘AJO QË ËSHTË E LIGË’, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Skenë nga videoja «Ndërtoni një shtëpi të qëndrueshme—Mbroni fëmijët tuaj nga ‘ajo që është e ligë’». Nëna dhe djali shohin videon «Mbroni fëmijët tuaj».

    Pse disa prindër mund ta kenë të vështirë të flasin me fëmijët e tyre për seksin?

  • Skenë nga videoja «Ndërtoni një shtëpi të qëndrueshme—Mbroni fëmijët tuaj nga ‘ajo që është e ligë’». Prindërit studiojnë me 2 fëmijët librin «Të mësojmë nga Mësuesi i Madh» dhe botime të tjera.

    Pse prindërit duhet t’i stërvitin fëmijët «me disiplinën dhe me këshillat e Jehovait»?—Ef 6:4.

  • Skenë nga videoja «Ndërtoni një shtëpi të qëndrueshme—Mbroni fëmijët tuaj nga ‘ajo që është e ligë’». Prindër në Afrikë që lexojnë dhe diskutojnë shkrime me fëmijët.

    Njohuria është mbrojtje

    Çfarë ka siguruar organizata e Jehovait për t’i ndihmuar prindërit t’i mësojnë fëmijët për seksin?—w19.05 12, kutia.

  • Pse duhet të komunikoni rregullisht me fëmijët para se të lindin problemet?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo