THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | EKSODI 6-7
«Tani do të shohësh ç’do t’i bëj faraonit!»
Përpara se të sillte plagët mbi Egjiptin dhe të çlironte izraelitët nga skllavëria, Jehovai u tha izraelitëve çfarë kishte ndër mend të bënte. Ata do të shihnin fuqinë e Jehovait të shfaqur në mënyra që nuk i kishin parë asnjëherë, dhe egjiptianët do ta merrnin vesh se kush ishte Jehovai. Kur premtimet e Perëndisë u bënë realitet, izraelitëve iu forcua besimi, e kjo i ndihmoi të luftonin ndikimet e fesë së rreme, para së cilave ishin ekspozuar në Egjipt.
Si ta forcon besimin ky tregim i Biblës se premtimet e Jehovait për të ardhmen do të plotësohen?