A ushtron fuqi Fjala e Perëndisë në jetën tuaj të përditshme?
Leximi i përditshëm i Biblës mund të na ndihmojë të bëhemi ‘të rrënjosur’ dhe «të qëndrueshëm në besim». (Kolos. 2:6, 7) Por, që Fjala e Jehovait të ushtrojë fuqi në jetën tonë, duhet që t’i mbajmë në mendje e t’i zbatojmë parimet e saj. (Hebr. 4:12; Jak. 1:22-25) Josiu 1:8 tregon një proces të efektshëm leximi me tre hapa: (1) Ta lexojmë Fjalën e Perëndisë «ditë e natë». (2) Ta lexojmë «nën zë», që do të thotë të lexojmë me atë lloj ritmi që na lejon të meditojmë dhe të imagjinojmë rrethanat dhe sfondin e ngjarjeve. (3) Të bëjmë çmos të zbatojmë «atë që është shkruar aty». Kur ndjekim këto sugjerime, ‘do të kemi sukses’ dhe ‘do të veprojmë me mençuri’ çdo ditë.