Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 26 tetor 2015.
Si e ilustron tregimi i 2 Mbretërve 13:18, 19 sa rëndësi ka t’i shërbejmë me zell dhe me gjithë zemër Perëndisë? [7 shtat., w10 15/4 f. 26 p. 11]
Kush po mbretëronte në Izrael kur Jonai shërbeu si profet dhe çfarë mund të vlerësojmë nga shërbimi i tij sipas asaj që thuhet te 2 Mbretërve 14:23-25? [7 shtat., w09 1/1 f. 25 p. 4]
Si tregoi Akazi mungesë besimi te fjalët që kishte thënë Perëndia me anë të Isaisë dhe ç’pyetje mund t’i bëjmë vetes kur marrim vendime të rëndësishme? (2 Mbret. 16:7) [14 shtat., w13 15/11 f. 17 p. 5]
Ç’taktikë përdori Rabshakehu të cilën po e përdorin sot kundërshtarët e popullit të Perëndisë, dhe cila cilësi mund të na ndihmojë të hedhim poshtë arsyetimet e rreme të kundërshtarëve? (2 Mbret. 18:22, 25) [14 shtat., w10 15/7 f. 13 p. 3-4]
Si mund të na ndihmojë shembulli i përulur i Josisë që të nxjerrim sa më plotësisht dobi nga leximi dhe studimi i Biblës? (2 Mbret. 22:19, 20) [21 shtat., w00 1/3 f. 30 p. 2]
Si e ka vërtetuar arkeologjia ekzistencën e dy mbretërve të përmendur te 2 Mbretërve 25:27-30? [28 shtat., w12 1/6 f. 5 p. 2-3]
Cilat ishin tri kërkesat që Jabezi i bëri Jehovait dhe ç’na mësojnë për lutjen? (1 Kron. 4:9, 10) [5 tet., w10 1/10 f. 23]
Si na forcon rezultati i luftës i përshkruar te 1 Kronikave 5:18-22 që të vazhdojmë luftën tonë frymore me guxim? [12 tet., w05 1/10 f. 9 p. 7]
Pse e kuptonte dhe e respektonte Davidi frymën e Ligjit të Jehovait për shenjtërinë e gjakut dhe për çfarë duhet të na nxitë shembulli i Davidit? (1 Kron. 11:17-19) [19 tet., w12 15/11 f. 6-7 p. 12-14]
Për çfarë nuk tregoi kujdes Davidi kur u përpoq të sillte arkën e besëlidhjes në Jerusalem dhe ç’mësime jetësore nxjerrim nga ky tregim? (1 Kron. 15:13) [26 tet., w03 1/5 f. 10-11 p. 11-13]