«Si të mprehim aftësitë në shërbim?—T’i stërvitim lajmëtarët e rinj»
Pse ka rëndësi? Dishepujt e rinj të Jezuit duhet të mësojnë t’i zbatojnë «të gjitha gjërat» që urdhëroi ai, ku përfshihet urdhri që t’ua mësojnë të vërtetën të tjerëve. (Mat. 28:19, 20) Shumë të lajmëtarë të rinj janë kualifikuar tashmë për t’u regjistruar në Shkollën e Shërbimit Teokratik dhe mund t’u kenë dhënë dëshmi joformale familjarëve ose miqve. Gjithsesi, ndërsa u shtohet çmueshmëria për atë që po mësojnë dhe kuptojnë se Jehovai dëshiron që të gjithë ta dëgjojnë lajmin e mirë, mund të shprehin dëshirën për të dalë në shërbim. (Rom. 10:13, 14) Pasi miratohen si lajmëtarë të papagëzuar, stërvitja e mirë do t’i ndihmojë të ndihen më të sigurt teksa hedhin këtë hap të rëndësishëm drejt përparimit të tyre frymor.—Luka 6:40.
Gjatë muajit provo këtë:
Prediko shtëpi më shtëpi me studentin tënd dhe shkoni te një rivizitë ose studim biblik. Nëse nuk ke ndonjë student për të stërvitur, fto në shërbim një lajmëtar me më pak përvojë.