TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Stërvite t’i shërbejë pareshtur Jehovait
Përvoja tregon se lajmëtarët e rinj të cilët stërviten që në fillim për të qenë të rregullt e të zellshëm në shërbim, zakonisht bëhen të efektshëm. (Pr 22:6; Fi 3:16) Ja disa sugjerime si mund ta ndihmosh studentin të hedhë një themel të fortë për shërbimin:
Sapo studenti të miratohet si lajmëtar, fillo stërvitjen. (km 8/15 1) Nguliti në mendje sa e rëndësishme është ta përfshijë shërbimin në programin e tij javor. (Fi 1:10) Fol pozitivisht për territorin. (Fi 4:8) Inkurajoje të dalë në shërbim me mbikëqyrësin e grupit, si dhe me lajmëtarët e tjerë që të përfitojë nga përvoja e tyre.—Pr 1:5; km 10/12 6 ¶3
Pasi të pagëzohet, vazhdo ta inkurajosh dhe ta stërvitësh në shërbim, sidomos nëse nuk e ka përfunduar librin ‘Dashuria e Perëndisë’.—km 12/13 7
Kur del në shërbim me një lajmëtar të ri, bëj një prezantim të thjeshtë. Pasi e dëgjon prezantimin e tij, mos u kurse në dhënien e lavdërimeve. Jepi sugjerime që do ta ndihmojnë të jetë më i efektshëm.—km 5/10 7