Si të mprehim aftësitë në shërbim?—T’u dëshmojmë atyre që flasin gjuhë tjetër
Pse ka rëndësi? Jehovai interesohet për mirëqenien frymore të njerëzve të ‘çdo kombi’. (Vep. 10:34, 35) Ja pse Jezui tregoi se lajmi i mirë do të predikohej «në gjithë tokën e banuar» dhe «për të gjitha kombet». (Mat. 24:14) Zakaria profetizoi se njerëz «nga të gjitha gjuhët e kombeve» do ta pranonin lajmin. (Zak. 8:23) Sipas vegimit të apostullit Gjon, në shtrëngimin e madh do të mbijetojnë individë «nga të gjitha kombet, fiset, popujt dhe gjuhët». (Zbul. 7:9, 13, 14) Në përputhje me çka u tha më sipër, kur në territor takojmë dikë që flet gjuhë tjetër, të përpiqemi t’i dëshmojmë.
Gjatë muajit provo këtë:
Gjatë mbrëmjes së ardhshme të Adhurimit Familjar, praktikoni sikur i jepni dëshmi dikujt që flet gjuhë tjetër.