Programi për javën që fillon më 8 shtator
JAVA QË FILLON MË 8 SHTATOR
Kënga 133 dhe lutja
Studimi i Biblës në Kongregacion:
cl kap. 12 ¶16-21, kutia në f. 127 (30 min.)
Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Numrat 22-25 (10 min.)
Nr. 1: Numrat 22:36–23:10 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: Satanai nuk është thjesht e keqja te njerëzit—rs f. 348 ¶4–f. 349 ¶2 (5 min.)
Nr. 3: A e ke frymën e vejushës?—yp2 f. 166 (5 min.)
Mbledhja e Shërbimit:
15 min.: Të sillemi me edukatë kur predikojmë. (2 Kor. 6:3) Diskutim i bazuar në pyetjet e mëposhtme: (1) Pse është e rëndësishme të sillemi me edukatë kur predikojmë? (2) Si mund të sillemi me edukatë (a) kur grupi me të cilin jemi në shërbim mbërrin në territor, (b) kur shkojmë nga shtëpia në shtëpi në një zonë banimi ose kur udhëtojmë me makinë nga njëra shtëpi në tjetrën në një territor rural, (c) kur jemi përpara derës, (ç) kur shoku ynë i shërbimit jep dëshmi, (d) kur i zoti i shtëpisë po flet, (dh) kur i zoti i shtëpisë është i zënë ose moti është i ashpër, (e) kur i zoti i shtëpisë është i pasjellshëm ose kur të tjerë aty përreth ndërhyjnë me ashpërsi në bisedë?
15 min.: «Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Të hedhim bazën për rivizitë.» Diskutim. Të bëhet një monolog ku një lajmëtar përgatitet për shërbim dhe formulon një pyetje që ta trajtojë herën tjetër nëse i zoti i shtëpisë pranon revistat.
Kënga 68 dhe lutja