Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Të përgatitim fjalët hyrëse
Pse ka rëndësi? Nëse hyrja jonë nuk ngjall interes, i zoti i shtëpisë mund t’i japë fund bisedës para se t’i dëshmojmë vërtet. Prandaj, shumë lajmëtarë mendojnë se fjalët e para janë pjesa më e rëndësishme e prezantimit. Edhe pse te Shërbimi ynë i Mbretërisë dhe te libri Të arsyetojmë jepen disa prezantime model, ato jo gjithmonë përmbajnë një hyrje të plotë. Kjo na lejon të jemi elastikë. Edhe kur prezantimi model është i plotë, lajmëtarët mund të zgjedhin ta ndryshojnë ose të përgatitin vetë një prezantim të ri. Kështu, në vend që të themi çfarë na vjen në mendje kur i zoti i shtëpisë hap derën, do të kemi më shumë rezultate nëse përgatitim me kujdes fjalët hyrëse.—Prov. 15:28.
Gjatë muajit provo këtë:
Lër kohë gjatë adhurimit familjar që të përgatitësh e të praktikosh fjalët hyrëse.
Kur je në shërbim, tregoji lajmëtarit tjetër çfarë ke ndër mend të thuash. (Prov. 27:17) Ndryshoje hyrjen nëse nuk është e efektshme.