BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/14 f. 4
  • Një ftesë e veçantë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një ftesë e veçantë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Material i ngjashëm
  • Një ftesë e drejtpërdrejtë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
  • Fushata me rastin e Përkujtimit fillon më 1 mars
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Fushata me ftesa për kongresin
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
  • Fushata për shpërndarjen e ftesave të Përkujtimit fillon më 22 mars
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
km 4/14 f. 4

Një ftesë e veçantë

1. Kur do të fillojë fushata me ftesa për kongreset e vitit 2014?

1 Imagjino sikur do të shpenzosh shumë kohë dhe para që të përgatitësh një vakt të veçantë për disa miq ose familjarë. A nuk do t’i ftoje gjithë entuziazëm në këtë vakt? Po kështu, është punuar shumë për të përgatitur banketin frymor që do të prezantohet në kongreset krahinore dhe ndërkombëtare për vitin 2014. Duke filluar tri javë para kongresit, do të kemi privilegjin t’i ftojmë njerëzit për këtë rast. Çfarë do të na ndihmojë të jemi entuziastë kur të shpërndajmë ftesat?

2. Çfarë do të na nxitë të angazhohemi plotësisht në fushatë?

2 Nëse meditojmë me çmueshmëri se sa shumë dobi nxjerrim ne vetë nga banketi frymor që siguron Jehovai me anë të kongreseve, do të nxitemi të angazhohemi plotësisht në fushatë. (Isa. 65:13, 14) Veç kësaj, nuk duhet të harrojmë edhe rezultatet e mira që vijnë nga kjo fushatë e përvitshme. Disa nga njerëzit që ftojmë do të ndjekin kongresin bashkë me ne. Gjithsesi, pavarësisht nga reagimi i shumicës, përpjekjet tona të zellshme gjatë fushatës do t’i sjellin lavdi Jehovait dhe do të pasqyrojnë bujarinë e tij.​—Psal. 145:3, 7; Zbul. 22:17.

3. Si do të shpërndahen ftesat?

3 Çdo trup pleqsh duhet të përcaktojë në ç’mënyrë kongregacioni mund të shpërndajë sa më shumë ftesa, për shembull, nëse do të lënë ftesa në ato dyer ku nuk gjejnë njeri në shtëpi, ose nëse do t’i ofrojnë me anë të dëshmisë në vendet publike brenda territorit. Gjatë fundjavëve, bashkë me ftesat mund të ofrojmë edhe revistat nëse është e përshtatshme. Nëse e shtuna e parë e muajit i bie brenda tri javëve të fushatës, atëherë do të përqendrohemi më shumë te shpërndarja e ftesave sesa te fillimi i studimeve biblike. Kur të mbarojë fushata, do të jemi shumë të lumtur që kemi marrë pjesë me entuziazëm në të dhe që kemi bërë më të mirën për të ftuar sa më shumë njerëz në banketin frymor që siguroi Jehovai.

Çfarë mund të thoni?

Pasi t’i përshëndetni në varësi të zakoneve të vendit, mund të thoni: «Po marrim pjesë në një fushatë mbarëbotërore për t’i ftuar njerëzit në një rast shumë të rëndësishëm. Në këtë ftesë do të gjeni datën, orën dhe adresën.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo