Programi për javën që fillon më 7 prill
JAVA QË FILLON MË 7 PRILL
Kënga 15 dhe lutja
Studimi i Biblës në Kongregacion:
cl kap. 5 ¶9-17 (30 min.)
Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Dalja 7-10 (10 min.)
Nr. 1: Dalja 9:20-35 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: Në ç’mënyrë do të kthehet Jezui dhe si do ta shohë çdo sy?—rs f. 216 ¶5–f. 218 ¶2 (5 min.)
Nr. 3: Si ta kapërcesh ndrojtjen?—yp2 f. 88 ¶2–f. 89 ¶2 (5 min.)
Mbledhja e Shërbimit:
10 min.: Si të ofrojmë revistat gjatë prillit? Diskutim. Fillo duke demonstruar se si të ofrohen revistat me ndihmën e prezantimeve model në këtë faqe. Pastaj analizo secilin nga prezantimet model nga fillimi në fund. Si përfundim, inkurajoji shkurtimisht të gjithë të njohin mirë përmbajtjen e revistave e të marrin pjesë me zell në shpërndarjen e tyre.
10 min.: Mos harroni mikpritjen. (Hebr. 13:1, 2) Fjalim nga një plak. Shpjego shkurtimisht masat që janë marrë në kongregacionin tuaj për Përkujtimin. Shpjego se si të gjithë mund t’u tregojmë mikpritje të interesuarve dhe lajmëtarëve joaktivë që do të jenë të pranishëm. Të bëhet një demonstrim me dy pjesë. Në pjesën e parë një lajmëtar, para se të fillojë programi, i uron një mirëseardhje të ngrohtë dikujt që ka marrë ftesën gjatë fushatës. Në pjesën e dytë, pasi mbaron programi, lajmëtari merr takim me të për të ndjekur interesin e tij.
10 min.: Ç’rezultate arritëm? Diskutim. Ftoji lajmëtarët të tregojnë si nxorën dobi kur zbatuan sugjerimet nga artikulli «Si të mprehim aftësitë në shërbim?—T’u përgjigjemi kundërshtimeve». Pyete auditorin për ndonjë përvojë të bukur.
Kënga 20 dhe lutja