Prezantime model
Për të filluar studime biblike të shtunën e parë të janarit
«Njerëzit kanë mendime të ndryshme për Perëndinë. Disa e mendojnë si forcë misterioze. Të tjerë, si Atë të dashur. Po ju, si e përfytyroni Perëndinë?» Presim përgjigjen. I tregojmë faqen e fundit të revistës Kulla e Rojës të 1 janarit dhe shqyrtojmë materialin poshtë pyetjes së parë e të paktën një nga shkrimet e përmendura. I ofrojmë revistat dhe lëmë takim të kthehemi për të parë përgjigjen e pyetjes tjetër.
Kulla e Rojës 1 janar
«Po flasim shkurtimisht për një problem që na prek të gjithëve—vdekja e një njeriu të dashur. A nuk jeni dakord se humbja e një miku ose të afërmi të ngushtë është një nga problemet më të vështira për t’u përballuar? [Presim përgjigjen.] Ky varg nga Bibla ka ngushëlluar shumë veta. [Lexojmë Isainë 25:8.] Kjo revistë flet për premtimin ngushëllues të Biblës se vdekja do të zhduket dhe të afërmit tanë do të kthehen në jetë.»
Zgjohuni! janar
«A mendoni edhe ju se familjet sot përballen me shumë presione? [Presim përgjigjen.] Ky proverb biblik tregon çfarë u duhet familjeve që të jenë më të forta e më të lidhura. [Lexojmë Proverbat 24:3.] Shumë kanë parë se Bibla është burim i besueshëm mençurie. Kjo revistë flet për një sit unik që përmban informacione të bazuara në Bibël të cilat janë të dobishme për familjet dhe mund t’i merrni falas.»