Prezantime model
Për të filluar studime biblike të shtunën e parë të janarit
«Disa njerëz besojnë se Bibla është një libër i besueshëm me profeci. Të tjerë mendojnë se ajo thjesht bën parashikime të mjegullta që mund të interpretohen në mjaft mënyra të ndryshme. Po ju, çfarë mendoni?» Presim përgjigjen. Pastaj i japim një kopje të revistës Kulla e Rojës të 1 janarit dhe shqyrtojmë së bashku materialin poshtë nëntitullit të parë në faqen 16 dhe të paktën një prej shkrimeve të përmendura. I ofrojmë revistat dhe lëmë takim që të kthehemi për të shqyrtuar përgjigjen e pyetjes tjetër.
Kulla e Rojës 1 janar
«Mund të mësojmë shumë gjëra nga njerëzit e shquar të historisë. Apo jo? [Presim përgjigjen.] Ky varg flet për një njeri të madh, të vetmin që në Bibël quhet ‘mik i Perëndisë’. [Lexojmë Jakovin 2:23.] Kjo revistë shpjegon se përse Perëndia e konsideronte Abrahamin mikun e tij dhe tregon se çfarë mund të mësojmë nga shembulli i tij.»
Zgjohuni! janar
«Ryshfetet dhe format e tjera të pandershmërisë janë bërë më se të zakonshme në botën e biznesit. Disa mendojnë se duhet të bësh pak hile që të të ecë mirë biznesi. Po ju si mendoni? [Presim përgjigjen.] Vini re se çfarë thotë ky proverb i cili të bën të mendosh. [Lexojmë Proverbat 20:17.] Pra, ai që bën hile, në fund e pëson. Kjo revistë shpjegon se përse ia vlen të jesh i ndershëm.»