Programi për javën që fillon më 6 janar 2014
JAVA QË FILLON MË 6 JANAR 2014
Kënga 132 dhe lutja
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
cl f. 3 dhe kap. 1 ¶1-9 (30 min.)
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Zanafilla 1-5 (10 min.)
Nr. 1: Zanafilla 4:1-16 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: Anëtarët e fesë së vërtetë janë dëshmitarë aktivë të Mbretërisë së Perëndisë—rs f. 122 ¶3 (5 min.)
Nr. 3: A e ke moshën e duhur për t’u martuar?—yp2 f. 16 ¶3–f. 17 ¶2 (5 min.)
□ Mbledhja e Shërbimit:
10 min.: Disa sugjerime për të ofruar revistat në janar. Diskutim. Për 30-60 sekonda trego pse revistat mund të jenë tërheqëse për njerëzit në territor. Pastaj, duke përdorur temën kryesore të Kullës së Rojës, ftoje auditorin të sugjerojë ndonjë pyetje që ngjall interes. Më pas ftoje të sugjerojë ndonjë shkrim që mund të lexohet. Bëj të njëjtën gjë me revistën Zgjohuni! dhe, nëse lejon koha, vazhdo edhe me ndonjë artikull tjetër nga cilado revistë. Të demonstrohet si mund të ofrohet secila revistë.
10 min.: Nevoja lokale.
10 min.: Çfarë mësojmë? Diskutim. Të lexohet 1 Korintasve 9:19-23. Shqyrto si mund të na ndihmojnë këto vargje në shërbim.
Kënga 7 dhe lutja