Programi për javën që fillon më 25 nëntor
JAVA QË FILLON MË 25 NËNTOR
Kënga 122 dhe lutja
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
jl Mësimet 11-13 (30 min.)
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Jakovi 1-5 (10 min.)
Nr. 1: Jakovi 1:22–2:13 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: Si e mposht dashuria frikën?—1 Gjon. 4:16-18 (5 min.)
Nr. 3: Pse nuk mjafton vetëm të lexojmë Biblën?—rs f. 120 ¶5–f. 121 ¶1 (5 min.)
□ Mbledhja e Shërbimit:
10 min.: Disa sugjerime për të ofruar revistat në dhjetor. Diskutim. Për 30-60 sekonda trego pse revistat mund të jenë tërheqëse për njerëzit në territor. Pastaj, duke përdorur temën kryesore të Kullës së Rojës, ftoje auditorin të sugjerojë ndonjë pyetje që ngjall interes. Më pas ftoje të sugjerojë ndonjë shkrim që mund të lexohet. Bëj të njëjtën gjë me revistën Zgjohuni! dhe, nëse lejon koha, vazhdo edhe me ndonjë artikull tjetër nga cilado revistë. Të demonstrohet si mund të ofrohet secila revistë.
10 min.: Si duhet të përgjigjemi? Fjalim i bazuar në librin Shkolla e Shërbimit, faqja 69, paragrafët 1-5. Të bëhet një demonstrim ku një lajmëtar i përgjigjet studentit të Biblës që duhet të marrë një vendim. Studenti e pyet: «Çfarë do të bëje po të ishe në vendin tim?»
10 min.: «Një rubrikë e dobishme për shërbimin.» Pjesë me pyetje dhe përgjigje. Zgjidh një artikull të fundit nga rubrika «Bisedë me një të interesuar» dhe përdor një pjesë të tij për të demonstruar shkurtimisht sugjerimin që tregohet në paragrafin 3.
Kënga 45 dhe lutja