Programi për javën që fillon më 7 tetor
JAVA QË FILLON MË 7 TETOR
Kënga 92 dhe lutja
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
jr kap. 15 ¶1-6, kutia në f. 184 (30 min.)
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Efesianëve 1-6 (10 min.)
Nr. 1: Efesianëve 4:1-16 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: Çfarë do të thotë të kërkojmë në radhë të parë drejtësinë e Perëndisë?—Mat. 6:33
Nr. 3: A është e vërtetë se çdo fe ka të mirat e veta?—rs f. 116 ¶1-3 (5 min.)
□ Mbledhja e Shërbimit:
10 min.: Disa sugjerime për të ofruar revistat në tetor. Diskutim. Për 30-60 sekonda trego pse revistat mund të jenë tërheqëse për njerëzit në territor. Pastaj, duke përdorur temën kryesore të Kullës së Rojës, ftoje auditorin të sugjerojë ndonjë pyetje që ngjall interes. Më pas ftoje të sugjerojë ndonjë shkrim që mund të lexohet. Bëj të njëjtën gjë me revistën Zgjohuni! dhe, nëse lejon koha, vazhdo edhe me ndonjë artikull tjetër nga cilado revistë. Të demonstrohet si mund të ofrohet secila revistë.
10 min.: Nevoja lokale.
10 min.: Ata që po punojnë pa u lodhur. (1 Sel. 5:12, 13) Intervisto dy pleq. Çfarë caktimesh kanë në kongregacion dhe brenda organizatës? Si arrijnë t’i përmbushin ato pa lënë pas dore përgjegjësitë që kanë në punë dhe në familje? Si i japin përparësi shërbimit? Si i ka mbështetur familja?
Kënga 123 dhe lutja