Programi për javën që fillon më 23 shtator
JAVA QË FILLON MË 23 SHTATOR
Kënga 109 dhe lutja
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
jr kap. 14 ¶14-19 (30 min.)
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: 2 Korintasve 8-13 (10 min.)
Nr. 1: 2 Korintasve 10:1-18 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: Nëse dikush thotë: «Unë besoj te rimishërimi.»—rs f. 323–f. 324 ¶1 (5 min.)
Nr. 3: Si duhet ta kuptojmë 1 Korintasve 10:13? (5 min.)
□ Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: «Do të pranoj literaturën tuaj nëse ju merrni literaturën time.» Diskutim. Ftoje auditorin të komentojnë si kanë dhënë një përgjigje të efektshme.
8 min.: Si dolëm vitin e kaluar? Fjalim nga mbikëqyrësi i shërbimit. Përmblidh veprimtarinë e kongregacionit gjatë vitit të kaluar të shërbimit. Përqendrohu në rezultatet e mira që janë arritur dhe bëj lavdërime të përshtatshme. Përmend një ose dy aspekte të shërbimit ku kongregacioni duhet të punojë gjatë vitit të ardhshëm dhe jep sugjerime praktike për të përmirësuar.
7 min.: Çfarë mësojmë? Diskutim. Të lexohet Veprat 16:19-40. Shqyrto si mund të na ndihmojë kjo ngjarje në shërbim.
10 min.: Të mikpresim vëllezërit emigrantë që po kthehen në vendlindje. Fjalim me intervistë. Ndërsa skena e kësaj bote ndryshon, disa lajmëtarë detyrohen të kthehen përsëri në vendlindje. Ndryshimi mund të jetë i vështirë për ta nga ana emocionale, praktike dhe sidomos frymore. Çfarë mund të bëjë kongregacioni që ata të ndihen të mikpritur si pjesë e një familjeje të ngrohtë frymore? Oratori arsyeton mbi shkrime, si Romakëve 12:13; 1 Gjonit 3:18 e Hebrenjve 10:24, 25 dhe jep sugjerime praktike se si mund të zbatohen ato ndaj emigrantëve që po kthehen. Nëse në kongregacionin tuaj ka lajmëtarë që janë kthyer nga jashtë shtetit, oratori duhet të përdorë tri minuta për të intervistuar ndonjë prej tyre që të shpjegojë se si kongregacioni e ka ndihmuar të përballojë këtë ndryshim me ekuilibër.
Kënga 44 dhe lutja