A e shikoni rregullisht tabelën e informacionit?
Pleqtë, shërbëtorët ndihmës dhe të tjerë me përgjegjësi në kongregacion shkojnë rregullisht te tabela e informacionit për të parë kur kanë caktime. Sidoqoftë, të gjithë ne do të gjejmë informacione të rëndësishme atje. A e dini kur e keni radhën për të pastruar Sallën e Mbretërisë? A ka dërguar mbikëqyrësi qarkor ose zyra e degës letra të rëndësishme për kongregacionin? A e dini titullin e fjalimit publik për këtë javë që të ftoni studentin tuaj të Biblës? A janë bërë rregullime në programin e mbledhjes ose në grupin tuaj të shërbimit? Shumë prej këtyre informacioneve nuk njoftohen më gjatë mbledhjeve, dhe ndoshta nuk është e mundur që një plak t’ia përcjellë secilit lajmëtar. Prandaj, duhet ta shikojmë rregullisht tabelën e informacionit. Nëse informohemi rregullisht, të gjitha gjërat do të ndodhin «si ka hije dhe me rregull».—1 Kor. 14:40.