Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 29 prill 2013. Është përfshirë edhe java kur është programuar të trajtohet secila prej pikave në mënyrë që të mund të bëni kërkime çdo javë gjatë përgatitjes për në shkollë.
1. Cilin përkujtues serioz për martesën dha Jezui te Marku 10:6-9? [4 mars, w08 15/2 f. 30 par. 8]
2. Çfarë do të thotë t’i shërbesh Jehovait me gjithë shpirt? (Mar. 12:30) [4 mars, w97 15/10 f. 13 par. 4]
3. Çfarë janë ‘dhembjet e lindjes’ që përmenden te Marku 13:8? [11 mars, w08 15/3 f. 12 par. 2]
4. Cilat burime informacioni përdori Luka për të përpiluar Ungjillin e tij? (Luka 1:3) [18 mars, w09 15/3 f. 32 par. 3]
5. Për çfarë duhet të na nxitë fakti se Satanai kërkon ‘kohën e volitshme’ për të vënë në provë integritetin tonë? (Luka 4:13) [25 mars, w11 15/1 f. 24 par. 10]
6. Si duhet t’i zbatojmë fjalët që lexojmë te Luka 6:27, 28? [25 mars, w08 15/5 f. 8 par. 4]
7. Pse Jezui mund t’ia falte mëkatet një gruaje edhe para se të vdiste si flijim shpërblyes? (Luka 7:37, 48) [1 prill, w10 15/8 f. 6-7]
8. Në ç’kuptim dishepujt e Krishtit duhet ‘të urrejnë’ të afërmit? (Luka 14:26) [15 prill, w08 15/3 f. 32 par. 1; w92 1/12 f. 9 par. 3-5]
9. Ç’ndikim do të kenë te njerëzit ‘shenjat në diell, në hënë dhe në yje’? (Luka 21:25) [22 prill, w97 1/4 f. 15 par. 8-9]
10. Si mund ta imitojmë mënyrën si lutej Jezui kur hasim sprova veçanërisht të rënda? (Luka 22:44) [29 prill, w07 1/8 f. 6 par. 2]