Siti ynë zyrtar—Përdoreni për studimin personal dhe familjar
Lexoni revistat më të fundit në Internet: Lexojini revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! në Internet disa javë para se të vijnë kopjet e shtypura në kongregacion. Në disa gjuhë, revistat mund t’i dëgjoni edhe në regjistrime audio.—Shkoni te «Botime/Revista».
Lexoni materialet që dalin vetëm në sit: Disa rubrika, si «Për të rinjtë», «Mësimet e mia të Biblës», «Bashkëbisedim si familje» dhe «Të rinjtë pyesin» tani e tutje do të dalin vetëm në sitin tonë. Hyni në Internet dhe shqyrtoni disa nga këto materiale gjatë studimit personal dhe familjar.—Shkoni te «Mësime biblike/Fëmijët» ose «Mësime biblike/Adoleshentët».
Informohuni me të rejat e fundit: Lexoni lajme dhe përvoja inkurajuese dhe shihni videoklipe që flasin për përparimin e veprës sonë anembanë botës. Lajmet për katastrofat ose përndjekjet do të na ndihmojnë të bëjmë lutje specifike për këta vëllezër. (Jak. 5:16)—Shkoni te «Të rejat».
Bëni kërkime duke përdorur Bibliotekën Online: Nëse kjo bibliotekë disponohet në gjuhën tuaj, përdorni një kompjuter ose pajisje portative që të lexoni shkrimin e ditës ose që të bëni kërkime në disa nga botimet tona të fundit.—Shkoni te «Botime/Biblioteka Online» ose shkruani www.wol.jw.org në fushën e adresës së shfletuesit tuaj.
[Diagrami në faqen 4]
(Për tekstin e faqosur, shih botimin)
Provoni
1 Klikoni mbi figurë ose te linku «Shkarko». Pastaj hapet një dritare ku shfaqet një dokument PDF. Shtypeni dhe përdoreni dokumentin e shtypur si aktivitet për fëmijët tuaj.
2 Klikoni mbi trekëndësh që të shihni videon.