Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen gjatë javës që fillon më 27 gusht 2012. Është përfshirë edhe java kur është programuar të trajtohet secila prej pikave.
1. Çfarë parashikonte vegimi i Ezekielit në lidhje me Judën apostate dhe ç’mësim nxjerrim nga kjo? (Ezek. 8:15-17) [2 korr., w07 1/7 f. 13 par. 6; w93 1/6 f. 28-29 par. 7, 12]
2. Në ç’mënyrë shumica e udhëheqësve fetarë imitojnë profetët e rremë të kohës së Ezekielit? (Ezek. 13:3, 7) [9 korr., w99 1/10 f. 13 par. 14-15]
3. Në profecinë e dokumentuar te Ezekieli 17:22-24, kush është ‘degëza e njomë’, çfarë është ‘mali i lartë e madhështor’ ku është mbëltuar dhe si do të bëhet «një cedër madhështor»? [16 korr., w07 1/7 f. 12 par. 6]
4. Ndonëse të mërguarit e kohës së Ezekielit ua hidhnin fajin etërve për kushtet e këqija në të cilat ndodhej kombi, siç thuhet te shprehja proverbiale e Ezekielit 18:2, çfarë mësimi me vlerë nxjerrim sot? [23 korr., w10 15/3 f. 28 par. 2]
5. Si tregojnë vargjet e Ezekielit 21:18-22 se as njeriu e as demonët nuk mund ta ndryshojnë qëllimin e Jehovait? [30 korr., w07 1/7 f. 14 par. 4]
6. Çfarë paraqet ndryshku i kazanit te Ezekieli 24:6, 11, 12 dhe çfarë parimi del në pah te vargu 14? [6 gusht, w07 1/7 f. 14 par. 2]
7. Si u përmbush profecia kundër qytetit të Tirit? [6 gusht, si f. 133 par. 4; it-1-E f. 70, kutia]
8. Pse mesazhi tek Ezekieli 28:2, 12-17 që iu drejtua ‘mbretit të Tirit’ përmban shprehje të përshtatshme si për dinastinë e mbretërve të Tirit, ashtu edhe për Satanain? [13 gusht, w05 15/10 f. 23 par. 11-12; it-2-E f. 604 par. 4-5]
9. Në cilën periudhë Egjipti mbeti i shkretë për 40 vjet dhe çfarë baze kemi për të besuar se ky shkretim ndodhi vërtet? (Ezek. 29:8-12) [13 gusht, w07 1/8 f. 8 par. 5]
10. Në ç’kuptim sot, ashtu si në kohën e Ezekielit, disa i shohin lajmëtarët e Mbretërisë ‘si ata që i këndojnë dashurisë, me zë të bukur e duke i rënë ëmbël një vegle’? (Ezek. 33:31-33) [20 gusht, w01 15/7 f. 17, par. 9, 10]