Rregullime për mbledhjen e mesjavës
Që nga java që fillon më 3 shtator, Studimi i Biblës në Kongregacion do të zgjatet nga 25 në 30 minuta. Në komentet hyrëse, drejtuesi duhet t’i bëjë një përmbledhje mësimit të mëparshëm për një minutë. Edhe koha e Mbledhjes së Shërbimit do të ndryshojë nga 35 në 30 minuta. Nuk do të ketë më një pjesë më vete për njoftimet. Njoftimet duhet të jepen në fillim të pjesës së parë në program. Në shumicën e rasteve, do të ketë vetëm ndonjë, në mos asnjë, njoftim që duhet bërë dhe nuk ka nevojë të njoftohen pjesët që do të mbahen në mbledhje. Nuk duhen bërë njoftime për shërbimin në fushë dhe për pastrimin, e as përshëndetje. (km 10/08 f. 1, par. 4) Nëse do të jepet një njoftim i gjatë, do të ishte mirë që vëllezërit që kanë caktime ta dinë që më përpara që të shkurtojnë pjesët e tyre.