Programi për javën që fillon më 13 gusht
JAVA QË FILLON MË 13 GUSHT
Kënga 63 dhe lutja
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
bt kap. 25 ¶1-7, kutitë në f. 199-200 (25 min.)
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Ezekieli 28-31 (10 min.)
Nr. 1: Ezekieli 28:17-26 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: Cilat mite dhe cilat fakte ekzistojnë për Jezu Krishtin? (5 min.)
Nr. 3: Cilat Shkrime ndikojnë në pikëpamjen e një të krishteri ndaj pjesëmarrjes në çështjet politike?—rs f. 40 ¶4–f. 41 ¶4 (5 min.)
□ Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: Njoftime.
10 min.: Të hedhim bazën për rivizitë. Diskutim i bazuar në pyetjet e mëposhtme: (1) Pse është mirë të hedhim bazën për një rivizitë herën e parë që e takojmë personin dhe si mund ta bëjmë këtë? (2) Si të gjejmë një pyetje që nxit interesin e të zotit të shtëpisë për herën tjetër? (3) Pse është mirë të lëmë një orar të caktuar për të vazhduar bisedën dhe t’i marrim numrin e telefonit ose adresën e email-it, nëse është e mundur? (4) Pse duhet të kthehemi pa vonuar, ndoshta brenda pak ditësh? (5) Çfarë duhet të mbajmë shënim pas vizitës së parë?
10 min.: Intervisto një ose dy lajmëtarë në kohë të plotë. Çfarë i nxiti të nisnin këtë lloj shërbimi? Çfarë vështirësish kanë përballuar për të vazhduar në shërbimin e plotkohor dhe çfarë i ka ndihmuar? Ç’bekime kanë pasur? Inkurajoji lajmëtarët të shqyrtojnë mundësinë për të shërbyer si pionierë të rregullt gjatë vitit të ardhshëm të shërbimit.
10 min.: «Ruaj ndërgjegjen!» Pjesë me pyetje dhe përgjigje. Njofto datën e asamblesë speciale, nëse dihet.
Kënga 65 dhe lutja