A po nxirrni dobi nga Treguesi i botimeve Watch Tower 1993-2010?
U gëzuam kur në kongresin e fundit krahinor u njoftua se do të dilte në gjuhën shqipe Treguesi i botimeve Watch Tower 1993-2010. Ky botim e bën ‘të këndshme njohurinë për shpirtin tonë’ dhe na ndihmon të kërkojmë ‘mençurinë nga lart’. (Prov. 2:10; Jak 3:17) Shumë po nxjerrin dobi kur e përdorin gjatë (1) Adhurimit Familjar, (2) studimit personal dhe leximit të Biblës, (3) përgatitjes së fjalimeve ose pjesëve të tjera të mbledhjeve dhe (4) përgatitjes për shërbimin në fushë.
Në lidhje me ndihmën që na ofron Treguesi për shërbimin në fushë, vëreni për shembull temën «Prezantimet», në faqen 424. Dy nëntitujt «Renditja sipas botimit» dhe «Renditja sipas temës», citojnë prezantimet e ndryshme që janë botuar gjatë viteve te Shërbimi Ynë i Mbretërisë. A mund të zgjidhni ndonjë të përshtatshëm për t’u përdorur në territorin tuaj, duke bërë kështu prezantime të reja dhe cilësore?
Le të përdorim këtë dhe të tjera veçori të këtij botimi, që Jehovai na ka siguruar ‘për të dhënë fryt në çdo vepër të mirë dhe për t’u rritur në njohurinë e Perëndisë’.—Kolos. 1:10.