Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 27 shkurt 2012. Është përfshirë edhe java kur është programuar të trajtohet secila prej pikave në mënyrë që të mund të bëni kërkime çdo javë gjatë përgatitjes për në shkollë.
1. A është e saktë të thuhet se mëshira e Jehovait e zbut drejtësinë e tij? (Isa. 30:18) [9 jan., w02 1/3 f. 30]
2. Çfarë mësojmë nga heqja e Shebnës nga pozita si kujdestar i Hezekisë? (Isa. 36:2, 3, 22) [16 jan., w07 15/1 f. 8 par. 6]
3. Ç’mund të mësojmë nga tregimi tek Isaia 37:1, 14-20 në lidhje me përballimin e vështirësive? [16 jan., w07 15/1 f. 9 par. 1-2]
4. Si i inkurajon shërbëtorët e Jehovait ilustrimi tek Isaia 40:31? [23 jan., w96 15/6 f. 10-11]
5. Duke pasur parasysh cilin sulm të ardhshëm janë veçanërisht inkurajuese sot fjalët e Jehovait tek Isaia 41:14? [23 jan., ip-2 f. 24 par. 16]
6. Si i tregojmë Jehovait se ‘po ndjekim drejtësinë’? (Isa. 51:1) [6 shkurt, ip-2 f. 165 par. 2]
7. Cilët janë ata «shumë» që përmenden tek Isaia 53:12 dhe çfarë mësimi që na ngroh zemrën nxjerrim nga mënyra se si Jehovai vepron me ta? [13 shkurt, ip-2 f. 213 par. 34]
8. Çfarë përmirësimi ka përjetuar populli i Jehovait gjatë ditëve të fundit siç përshkruhet në mënyrë simbolike tek Isaia 60:17? [20 shkurt, ip-2 f. 316 par. 22]
9. Ç’domethënie ka ‘viti i miratimit’ që duhej të shpallnin Jezui dhe dishepujt e tij? (Isa. 61:2) [20 shkurt, ip-2 f. 324-325 par. 7-8]
10. Çfarë cilësie të mrekullueshme të Jehovait nxjerrin në pah fjalët e Isaisë 63:9? [27 shkurt, w03 1/7 f. 19 par. 22-23]