Programi për javën që fillon më 12 dhjetor
JAVA QË FILLON MË 12 DHJETOR
Kënga 43 dhe lutja
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
bt kap. 14 ¶1-5, kutia në f. 112 (25 min.)
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Isaia 6-10 (10 min.)
Nr. 1: Isaia 6:1-13 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: Pse Perëndia po lejon të kalojë kaq shumë kohë para se të shkatërrojë të ligjtë?—rs f. 88 ¶5-7 (5 min.)
Nr. 3: Pse dashuria nuk shuhet kurrë?—1 Kor. 13:8; 1 Gjon. 4:8 (5 min.)
□ Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: Njoftime.
15 min.: Shkolla e Shërbimit Teokratik për vitin 2012. Fjalim nga mbikëqyrësi i shkollës. Fol për ato pika nga programi i vitit 2012 që duhen theksuar për territorin tuaj. Rishiko rolin e këshilluesit ndihmës. Inkurajoji të gjithë të jenë të zellshëm kur përmbushin caktimet, kur komentojnë për pikat kryesore të Biblës dhe kur zbatojnë sugjerimet që jepen çdo javë nga libri Shkolla e Shërbimit.
15 min.: «Nuk reshtim kurrë së predikuari.» Pjesë me pyetje dhe përgjigje. Kur të trajtohet paragrafi 2, intervisto shkurtimisht një lajmëtar që ka rezultat në dëshminë joformale. Ftoje të shpjegojë se si përgatitet paraprakisht dhe të tregojë një përvojë ndërtuese.
Kënga 135 dhe lutja