Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 31 tetor 2011.
1. Pse duhet të kapemi pas përkujtuesve të Jehovait? (Psal. 119:60, 61) [w00 1/12 f. 14 par. 3]
2. Çfarë mësimi mund të nxjerrim nga Psalmi 133:1-3? [w06 1/9 f. 16 par. 3]
3. Në ç’mënyrë e ‘kishte hetuar’ Jehovai Davidin dhe si e ‘peshonte’ «ecjen» dhe «prehjen» e tij? (Psal. 139:1, 3) [w06 1/9 f. 16 par. 6; w94 1/2 f. 11 par. 6]
4. Gjatë çfarë vështirësish ‘do t’i mbështetë’ ose ‘ngrejë’ Jehovai shërbëtorët e tij? (Psal. 145:14) [w04 15/1 f. 17 par. 11]
5. Çfarë e bën njeriun që përmendet te Proverbat 6:12-14 një njeri të pavlerë? [w00 15/9 f. 26 par. 6–f. 27 par. 1]
6. Pse ‘i pranon urdhërimet’ i mençuri? (Prov. 10:8) [w01 15/7 f. 26 par. 1]
7. Si ndryshon i mençuri nga i marri në mënyrën si reagojnë ndaj fyerjeve dhe kritikave të padrejta? (Prov. 12:16) [w03 15/3 f. 27 par. 3-4]
8. Si ndihmon qëndrimi pozitiv që të kemi «vazhdimisht gosti»? (Prov. 15:15) [w06 1/7 f. 16 par. 6]
9. Çfarë do të thotë ‘të fitosh një zemër me kuptueshmëri’ dhe në ç’kuptim ai që e bën këtë «e do shpirtin e vet»? (Prov. 19:8) [w99 1/7 f. 18 par. 4; it-1-E f. 1059 par. 1]
10. Si mund t’i sjellë dobi aftësia dalluese një familjeje? (Prov. 24:3) [w06 15/9 f. 27 par. 11; be f. 31 par. 6]