Programi për javën që fillon më 14 shkurt
JAVA QË FILLON MË 14 SHKURT
Kënga 72 dhe lutja
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
cf kap. 17 ¶16-20, kutia në f. 181 (25 min.)
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Nehemia 9-11 (10 min.)
Nr. 1: Nehemia 11:1-14 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: A tregon Mateu 1:23 se Jezui, kur ishte në tokë, ishte Perëndi?—rs f. 193 ¶2–f. 194 ¶1 (5 min.)
Nr. 3: Cilat janë disa mënyra si shprehet dashamirësia e pamerituar e Perëndisë?—1 Pjet. 4:10 (5 min.)
□ Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: Njoftime.
12 min.: Si të bisedojmë me të panjohurit? Diskutim i bazuar në librin Shkolla e Shërbimit në faqet 62-64. Shkurtimisht intervisto një lajmëtar që është i aftë për të filluar biseda kur jep dëshmi joformale ose shtëpi më shtëpi.
18 min.: «Periudha e Përkujtimit—Një mundësi për të rritur shërbimin!» Pjesë me pyetje dhe përgjigje nga mbikqyrësi i shërbimit. Pasi të shqyrtoni artikullin, shpjego masat që janë marrë si kongregacion për mbledhjet për shërbim gjatë marsit, prillit dhe majit. Sugjero disa programe shërbimi që do t’i ndihmonin lajmëtarët me rrethana të ndryshme të bënin 50 orë shërbimi në muaj. Intervisto dy ose tre lajmëtarë që shërbyen si pionierë ndihmës gjatë periudhës së Përkujtimit vitin e kaluar, pavarësisht programit të ngjeshur ose problemeve shëndetsore që kishin.
Kënga 8 dhe lutja