BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/11 f. 1
  • Vepër që sjell mjaft kënaqësi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vepër që sjell mjaft kënaqësi
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Material i ngjashëm
  • A mund t’i ndihmosh të tjerët të bëhen dishepuj?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Si t’i ndihmojmë studentët të përparojnë drejt pagëzimit—Pjesa 2
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Gjej gëzim në veprën e bërjes së dishepujve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 1.
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
km 1/11 f. 1

Vepër që sjell mjaft kënaqësi

1. Çfarë vepre shërimi frymor po bëhet në ditët e sotme?

1 Një gëzim i madh i pushtoi ata që panë shërimet fizike në shekullin e parë. (Luka 5:24-26) Në ditët e sotme, gjejmë kënaqësi në veprën e shërimit frymor. (Zbul. 22:1, 2, 17) Sa emocionuese është kur lexojmë përvoja që tregojnë se si Fjala e Jehovait dhe fryma e shenjtë kanë transformuar jetën e njerëzve! Por kënaqemi edhe më shumë kur marrim pjesë në këtë vepër duke drejtuar studime biblike që përparojnë.

2. Ç’gëzim mund të provojmë ndërsa i mësojmë dikujt të vërtetën?

2 Cili është emri i Perëndisë? Pse i lejon vuajtjet? Çfarë do të sjellë Mbretëria e Perëndisë për njerëzimin? Kënaqemi jo vetëm kur u japim përgjigje këtyre pyetjeve, por edhe kur shohim se si i ndritin sytë studentit kur mëson të vërtetën. (Prov. 15:23; Luka 24:32) Ndërsa studenti përparon, ndoshta fillon të përdorë emrin e Jehovait, të bëjë ndryshime në mënyrën si vishet e rregullohet, të lërë praktikat e dëmshme dhe t’u japë dëshmi të tjerëve. Nëse përparon deri aty sa t’i kushtohet Jehovait dhe të pagëzohet, do të bëhet vëllai dhe bashkëpunëtori ynë. Secili prej këtyre hapave pozitivë përbën shkak gëzimi për ne.​—1 Sel. 2:19, 20.

3. Çfarë hapash praktikë mund të bëjmë për të filluar një studim biblik?

3 A mund të marrësh pjesë edhe ti? Nëse do të doje të merrje pjesë në këtë vepër mjaft të kënaqshme, kërkoji Jehovait që edhe ti të kesh privilegjin të drejtosh një studim biblik dhe pastaj vepro në harmoni me lutjet e tua. (1 Gjon. 5:14) Prediko në vende dhe orare që mund t’i gjesh njerëzit. Ofro studime biblike sa herë të jetë e përshtatshme. (Ekl. 11:6) Kur gjen njerëz që tregojnë interes dhe mbjell tek ata farën e së vërtetës, kthehu për ta ujitur.​—1 Kor. 3:6-9.

4. Pse duhet të ofrojmë studime biblike me një ndjenjë urgjence?

4 Ka ende shumë e shumë njerëz që kanë uri dhe etje për drejtësi. Kush do t’i ndihmojë të plotësojnë nevojën e tyre frymore me anë të studimeve biblike? (Mat. 5:3, 6) Le të tregohemi të gatshëm për të ndihmuar që vepra e predikimit dhe e bërjes së dishepujve të kryhet plotësisht para se korrja të marrë fund.​—Isa. 6:8.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo