Programi për javën që fillon më 9 gusht
JAVA QË FILLON MË 9 GUSHT
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
cf kap. 8 ¶18-22, kutia në f. 86
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 21-22
Nr. 1: 1 Mbretërve 22:1-12
Nr. 2: Nën kontrollin e kujt vihet një njeri që dëshira për pavarësi e shtyn të imitojë botën? (rs f. 278 ¶5-6)
Nr. 3: Çfarë na mëson shembulli i Elijas për lutjen? (Jak. 5:18)
□ Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: Njoftime.
10 min.: A është vërtet shkencor evolucioni? Diskutim me auditorin, bazuar në librin Të arsyetojmë, faqja 97, paragrafi 2, deri në faqen 102, paragrafi 2. Ftoje auditorin të tregojë përvojat që kanë pasur kur kanë përdorur këtë material për të dhënë dëshmi në shkollë ose në raste të tjera.
10 min.: Cilat janë synimet e tua frymore? Diskutim me auditorin, bazuar në librin Të organizuar, faqja 117, paragrafi 1, deri në fund të kapitullit. Ftoje auditorin të komentojë se si i kanë ndihmuar prindërit ose të tjerë që të vënë synime për të filluar shërbimin e plotkohor.
10 min.: «Një masë për shërbëtorët e krishterë.» Diskutim me pyetje dhe përgjigje. Nëse dihen, njofto datat se kur do të mbahet asambleja e ardhshme qarkore. Ftoje auditorin të tregojë se si kanë nxjerrë dobi nga një asamble qarkore e kohëve të fundit.