Programi për javën që fillon më 19 korrik
JAVA QË FILLON MË 19 KORRIK
❑ Studimi i Biblës në Kongregacion:
cf kap. 7 ¶17-21, kutia në f. 75
❑ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: 1 Mbretërve 12-14
Nr. 1: 1 Mbretërve 12:12-20
Nr. 2: Çfarë mund të na ndihmojë t’i shohim vëllezërit siç i sheh Jehovai?
Nr. 3: Çmoje marrëdhënien tënde me Jehovain dhe shmangi shoqëritë e këqija (rs f. 276 ¶3)
❑ Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: Njoftime.
10 min.: Mënyra për të zgjeruar shërbimin—Pjesa 2. Fjalim bazuar në librin Të organizuar, faqja 112, paragrafi 3 deri në faqen 114, paragrafi 1. Intervisto një ose dy pionierë që të tregojnë si arritën të rregullonin programin e tyre për të shërbyer si pionierë.
10 min.: Si të përgatiteni për vitin e ri shkollor? Diskutim me auditorin. Ftoji të pranishmit të tregojnë për disa nga sfidat që do të hasin në shkollë të rinjtë e krishterë. Shpjego se si prindërit mund të përdorin gjatë Adhurimit Familjar Treguesin, librat Të rinjtë pyesin dhe materiale të tjera teokratike për t’i përgatitur fëmijët t’u rezistojnë tundimeve dhe të shpjegojnë bindjet e tyre. (1 Pjet. 3:15) Zgjidh një ose dy tema dhe trego disa nga informacionet e dobishme që gjenden në botimet tona. Ftoji të pranishmit të komentojnë se si kanë arritur të japin dëshmi në shkollë.
10 min.: «A po bëj sa duhet?» Diskutim me pyetje dhe përgjigje.