Jini bindës në mësimdhënien tuaj
1. Çfarë përfshin shpesh, të përdorësh me efektshmëri Fjalën e Perëndisë në shërbim?
1 Shërbëtorët e efektshëm, si apostulli Pavël, e kuptojnë se ‘të përdorësh drejt fjalën e së vërtetës’ nuk përfshin vetëm të citosh nga Shkrimet e Shenjta. (2 Tim. 2:15) Si mund të përdorim «argumentime bindëse» kur përdorim Fjalën e Perëndisë?—Vep. 28:23.
2. Si mund ta rritim çmueshmërinë për Fjalën e Perëndisë?
2 Le të flasë Fjala e Perëndisë: Së pari, drejtojeni vëmendjen te Bibla në atë mënyrë që ngjall respekt për mençurinë hyjnore që përmban. Besimi ynë te Fjala e Perëndisë mund ta motivojë atë që na dëgjon që t’i kushtojë shumë vëmendje shkrimit që i lexojmë. (Hebr. 4:12) Mund të themi thjesht: «Më është dukur e dobishme ajo që mendon Perëndia për këtë çështje. Vini re se çfarë thotë Fjala e tij.» Kurdoherë që është e mundur, lëreni Fjalën e Perëndisë të flasë duke lexuar drejtpërdrejt nga ajo.
3. Pasi t’i lexoni një shkrim, çfarë mund të bëni për ta ndihmuar personin që të kapë kuptimin?
3 Së dyti, shpjegojeni shkrimin që përdorni. Shumë e kanë të vështirë të kuptojnë një varg që herën e parë që lexohet. Zakonisht, për të treguar se ç’lidhje ka vargu me temën e bisedës, nevojitet një shpjegim. (Luka 24:26, 27) Veçoni shprehjet kyçe. Një pyetje mund të ndihmojë për të kuptuar nëse personi e ka kapur pikën.—Prov. 20:5; Vep. 8:30.
4. Cili hap i fundit nevojitet për të qenë bindës në mësimdhënien tonë?
4 Arsyetoni nga Shkrimet: Së treti, përpiquni të prekni mendjen dhe zemrën. Ndihmojeni të zotin e shtëpisë të shohë se si zbatohet vargu për të. Arsyetimet nga Shkrimet mund ta bindin dikë që të ndryshojë mënyrën e të menduarit. (Vep. 17:2-4; 19:8) Për shembull, pasi lexojmë Psalmin 83:18 mund të arsyetojmë se për të zhvilluar një marrëdhënie me një person, është thelbësore t’i dimë emrin. Më pas, ndoshta mund ta pyesim: «A mendoni se po të dini emrin e Perëndisë, lutjet tuaja do të kenë më shumë kuptim?» Kur e lidhim në këtë mënyrë shkrimin me jetën e të zotit të shtëpisë, tregojmë sa vlerë praktike ka shkrimi. Një mësimdhënie e tillë bindëse nga Fjala e Perëndisë, i tërheq njerëzit me zemër të ndershme që të adhurojnë Perëndinë e vërtetë dhe të gjallë, Jehovain.—Jer. 10:10.