Programi për javën që fillon 28 dhjetor
JAVA QË FILLON MË 28 DHJETOR
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
lv kap. 14 ¶15-19, kutia në f. 167
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Josiu 12-15
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
□ Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: Njoftime. Trajto artikullin: «A jeni gati t’i këndoni Jehovait në mbledhje?» Inkurajoji të gjithë që, duke filluar nga janari, të marrin me vete në mbledhje librin e ri të këngëve.
10 min.: Si të përgjigjemi? Diskutim me auditorin për kundërshtimet që hasni zakonisht në territorin tuaj. Përfshi një demonstrim të shkurtër duke përdorur një nga këto kundërshtime. (Shih librin Të arsyetojmë, faqet 58-61.)
10 min.: Të fillojmë studime biblike. Njofto datën kur do të ofroni studime biblike. Çfarë keni arritur në territorin tuaj duke ofruar studime biblike? Fto një pionier ose një lajmëtar që të tregojë ose të demonstrojë një prezantim që ka qenë i efektshëm në territor.
10 min.: Oferta e literaturës për muajin janar. Përmend shkurtimisht disa veçori të literaturës që do të ofrohet. Diskuto me një lajmëtar mënyrat që mund të përdoren për të filluar një studim biblik, në një rrethanë joformale, me literaturën që do të ofrohet atë muaj. Inkurajoji të gjithë të vënë si synim që të fillojnë një studim biblik këtë muaj.