BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/09 f. 2
  • Ta përdorim Biblën me zotësi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ta përdorim Biblën me zotësi
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Material i ngjashëm
  • Si t’i kujtosh shkrimet
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
  • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 3
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • A e mbroni Fjalën e Perëndisë?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Nxite auditorin që të përdorë Biblën
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
km 9/09 f. 2

Ta përdorim Biblën me zotësi

1. Pse është kaq e dobishme Bibla?

1 Përdorimi me zotësi i Fjalës së frymëzuar të Perëndisë, na ndihmon t’u shpallim e t’u mësojmë qartë të vërtetën njerëzve. Gjithashtu, na ndihmon të nxjerrim në shesh mësimet e rreme dhe traditat e njerëzve.—2 Tim. 2:15; 1 Pjet. 3:15.

2. Çfarë do të na ndihmojë të jemi më të zotë për të gjetur shkrimet?

2 Ta njohim më mirë Biblën: Siç ndodh me çdo vegël, sa më mirë ta njohim atë, aq më të zotë jemi kur e përdorim. Leximi i Biblës nga fillimi në fund na ndihmon të krijojmë një tablo të përgjithshme të temës së Biblës. Kjo na ndihmon edhe të kujtojmë shkrimet e t’i gjejmë më lehtë. Ndërsa i njohim më mirë Shkrimet, do të flasim më me zell e bindje kur japim dëshmi në mënyrë joformale dhe në shërbim.—1 Sel. 1:5.

3, 4. (a) Në ç’mënyra mund ta njohim më mirë Biblën? (b) A keni përdorur mënyra të tjera për t’i njohur më mirë Shkrimet?

3 Është mirë ta bëjmë zakon të ndjekim me Biblën të hapur shkrimet që lexohen gjatë mbledhjeve të kongregacionit. Kur jemi duke bërë studimin personal dhe duke u përgatitur për mbledhjet e kongregacionit, të kërkojmë në Bibël shkrimet e përmendura dhe të meditojmë se si zbatohen. Shumë kanë kuptuar se leximi i shkrimeve drejtpërdrejt nga Bibla, në vend se në kompjuter ose në fleta të shtypura, i stërvit t’i gjejnë shkrimet më kollaj në shërbim.—Gjoni 14:26.

4 Disa familje kanë bërë një program për të mësuar përmendësh shkrime biblike. Kjo mund të bëhet duke përdorur copa kartoni ose letre, ku nga një anë është cituar shkrimi dhe nga ana tjetër çfarë thuhet në atë shkrim. Pastaj, provojnë me radhë nëse u kujtohet se çfarë thotë një shkrim i caktuar ose ku ndodhet në Bibël. Gjithashtu, bëhemi më të zotë kur praktikojmë prezantime ose i përgjigjemi një kundërshtimi a një pyetjeje duke përdorur Biblën.

5. Pse duhet të bëhemi më të zotë në përdorimin e Biblës?

5 Asnjë libër tjetër nuk mund të krahasohet me Biblën. Aty gjenden të vetmet shkrime që janë në gjendje t’i bëjnë njerëzit ‘të mençur e t’u sjellin shpëtimin’. (2 Tim. 3:15) Meqenëse shumica e njerëzve në territor nuk i njohin thesaret e çmuara që gjenden në Bibël, kemi mjaft arsye që të bëhemi më të zotë për t’u treguar se çfarë mund t’u ofrojë vërtet Bibla.—Prov. 2:1-5.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo