BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/09 f. 3-4
  • Si t’u dëshmojmë me efektshmëri burrave

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si t’u dëshmojmë me efektshmëri burrave
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Material i ngjashëm
  • Familjet e ndara nga ana fetare mund të jenë të lumtura
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • A mund të interesoheni për bashkëshortët jobesimtarë?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • E vërteta nuk sjell «paqen, por shpatën»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Këshilla të mençura për të martuarit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
km 8/09 f. 3-4

Si t’u dëshmojmë me efektshmëri burrave

1. Çfarë nevoje urgjente ekziston për t’u kujdesur për interesat e Mbretërisë?

1 Ndërsa vepra për Mbretërinë vazhdon të rritet në këto ditë të fundit, ka një nevojë urgjente për burra të kualifikuar që të marrin drejtimin. (Mar. 4:30-32; Vep. 20:28; 1 Tim. 3:1-13) Por, në disa vende, burrat që po pranojnë mesazhin për Mbretërinë janë më të paktë sesa gratë. Në disa kultura, burrat mendojnë se janë gratë që duhet të merren me fenë dhe t’ua mësojnë fëmijëve. Si mund të ndihmojmë më shumë burra që të kuptojnë nevojën e tyre frymore dhe të bashkohen me ne në adhurimin e pastër?

2. Ç’rezultate të mira sollën përpjekjet e Pavlit dhe të Pjetrit për t’u dhënë dëshmi burrave?

2 T’u predikojmë burrave: Kur një kryefamiljar pranon të vërtetën, ai shpesh ndikon te pjesëtarët e familjes që të bashkohen me të në adhurimin e pastër. Për shembull, kur i kishin futur në burg ngaqë predikonin, Pavli dhe Sila i dhanë dëshmi një prej rojave të burgut. Ai burrë dhe e gjithë familja e tij u pagëzuan. (Vep. 16:25-34) Si rezultat i predikimit të Pavlit në Korint, «Krispi, i pari i sinagogës, u bë besimtar në Zotërinë e po ashtu edhe tërë ata të shtëpisë së tij». (Vep. 18:8) Pjetrin e përdori Jehovai që t’i dëshmonte Kornelit, një centurion i njohur si «njeri i përkushtuar, që i frikësohej Perëndisë». Korneli u pagëzua bashkë me farefisin dhe miqtë e tij të ngushtë.—Vep. 10:1-48.

3. Ashtu si Filipi, cilëve njerëz që janë «në poste të larta» mund t’u jepni dëshmi?

3 Kur u japim dëshmi burrave që janë «në poste të larta», kjo mund të ndikojë edhe te shumë të tjerë. (1 Tim. 2:1, 2) Për shembull, engjëlli i Jehovait e këshilloi Filipin t’i fliste ‘një njeriu me pushtet’, i cili ishte i emëruar mbi gjithë thesarin e mbretëreshës së etiopasve. Filipi e dëgjoi atë «tek lexonte me zë profetin Isaia» dhe i shpjegoi lajmin e mirë për Jezuin. Ky etiopas u bë një dishepull dhe ka shumë të ngjarë që e përhapi lajmin e mirë rrugës për në shtëpi. Ka mundësi që i ka dhënë dëshmi edhe mbretëreshës dhe të tjerëve në oborrin e saj mbretëror, njerëz që përndryshe nuk do të kishin pasur shumë mundësi ta dëgjonin lajmin e mirë.—Vep. 8:26-39.

4. Si mund t’u japim më shumë mundësi burrave për të dëgjuar lajmin e mirë?

4 Si të flisni me më shumë burra: Meqenëse gjatë ditës burrat janë shpesh në punë, a mund ta përshtatni programin tuaj që të dilni më shumë në shërbim në mbrëmje, në fundjavë ose në raste festash? Predikimi rregullisht në territoret tregtare do t’ju krijojë mundësi të tjera për t’u dhënë dëshmi burrave që rrallë gjenden në shtëpi. Gjithashtu, vëllezërit mund të bëjnë përpjekje të veçanta për t’u dhënë dëshmi në mënyrë joformale shokëve të punës. Kur predikojnë shtëpi më shtëpi, sidomos në territoret ku është predikuar shpesh, vëllezërit ndonjëherë mund të kërkojnë të flasin me burrin e shtëpisë.

5. Si duhet të veprojë një motër kur një burrë reagon mirë ndaj mesazhit për Mbretërinë?

5 Nëse një motër takon një burrë që reagon mirë ndaj së vërtetës, ajo nuk duhet të kthehet vetëm për rivizitën. Mund të shkojë me burrin e saj ose me ndonjë vëlla a motër tjetër. Nëse ai vazhdon të tregojë interes, në përgjithësi është mirë që t’i kalohet një vëllai të kualifikuar.

6. Si mund ta imitojmë apostullin Pavël që të ‘fitojmë sa më shumë njerëz’?

6 Zgjidhni tema që u interesojnë burrave: Apostulli Pavël mendonte për llojin e auditorit dhe i përshtaste prezantimet në mënyrë që ‘të fitonte sa më shumë njerëz’. (1 Kor. 9:19-23) Po kështu, duhet të shqyrtojmë se cilat tema mund të jenë me interes për burrat që do të takojmë, dhe të përgatitemi. Për shembull, burrat shpesh shqetësohen për problemet ekonomike, për një qeveri të mirë dhe për sigurinë e familjes së tyre. Mund t’u interesojë edhe qëllimi i jetës, e ardhmja e tokës dhe përse i lejon Perëndia vuajtjet. Prezantimi ynë i mesazhit për Mbretërinë do të pritet më mirë nëse tregojmë gjykim të thellë kur flasim me burrat.—Prov. 16:23.

7. Si mund të ndikojë për mirë i gjithë kongregacioni te burrat jobesimtarë që vijnë në ndonjë mbledhje?

7 Ndihmoni burrat jobesimtarë: Vërtet, sjellja e shkëlqyer e motrave tona të krishtere ka ndikimin më të madh te burrat jobesimtarë, por edhe pjesëtarët e tjerë të kongregacionit mund të ndikojnë për mirë. (1 Pjet. 3:1-4) Kur një burrë jobesimtar shoqëron gruan në një mbledhje, mirëpritja e ngrohtë nga kongregacioni do të jetë një dëshmi mjaft e efektshme. Vetë prania e tij ndoshta tregon se ka njëfarë interesi për të vërtetën dhe mbase mund të pranojë një studim biblik.

8. Si mund të synojnë vëllezërit të ndihmojnë burrat jobesimtarë që nuk kanë treguar shumë interes për të vërtetën?

8 Në anën tjetër, disa burra në fillim nuk tregojnë shumë interes për të vërtetën, por mund të pranojnë të flasin për Biblën me një vëlla me të cilin ndihen rehat. Vëllezërit në një kongregacion bënin përpjekje që, kur vizitonin ndonjëherë një familje të ndarë nga ana fetare, të bisedonin me burrin jobesimtar për gjëra që e dinin se atij i interesonin. Kjo pastaj çonte në biseda për Perëndinë dhe tani ai është i pagëzuar. Në një rast tjetër, një vëlla ndihmoi një burrë jobesimtar mjaft miqësor kur bënte gardhin përreth shtëpisë së tij. Duke treguar kështu interes personal, filloi një studim biblik me të. (Gal. 6:10; Filip. 2:4) Nëse je një vëlla i krishterë, pse të mos përpiqesh të flasësh me një ose disa nga këta burra jobesimtarë?

9. Çfarë mund të sjellë si rezultat stërvitja e burrave të krishterë?

9 T’i stërvitim për të ardhmen: Burrat që e pranojnë mesazhin e Mbretërisë dhe synojnë privilegje në shërbim të Jehovait mund të bëhen «dhurata në njerëz», pleq të krishterë që përdorin aftësitë dhe fuqitë e tyre në dobi të kongregacionit të popullit të Perëndisë. (Efes. 4:8; Psal. 68:18) Këta burra shërbejnë vullnetarisht dhe me gatishmëri si barinj të kongregacionit. (1 Pjet. 5:2, 3) Ç’bekim bëhen ata për të gjithë vëllazërinë!

10. Si kanë nxjerrë dobi shumë veta nga përpjekjet e Ananisë për të ndihmuar Pavlin?

10 Për shembull, Sauli u bë «apostull i kombeve», megjithëse më parë i kishte përndjekur të krishterët. (Rom. 11:13) Për këtë arsye, dishepulli Anania në fillim druhej t’i predikonte Saulit. Prapëseprapë, Anania ndoqi drejtimin e Zotërisë dhe foli me këtë burrë që u bë apostulli Pavël. Gjatë viteve, shërbimi i Pavlit u solli dobi mijëra vetave që dëgjuan predikimin e tij dhe miliona të tjerëve që vazhdojnë të nxjerrin dobi nga letrat e tij të frymëzuara, të cilat janë dokumentuar në Fjalën e Perëndisë.—Vep. 9:3-19; 2 Tim. 3:16, 17.

11. Pse duhet të bëjmë çdo përshtatje të nevojshme për t’u predikuar burrave?

11 Prandaj, le të bëjmë çdo përshtatje të nevojshme për t’u dëshmuar me efektshmëri burrave. Ndërsa ndjekim këtë synim, mund të jemi të sigurt se Jehovai do t’i bekojë përpjekje tona për të bërë vullnetin e tij dhe për t’u kujdesur mirë për interesat e Mbretërisë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo