Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 prill
«Disa njerëz besojnë se të ardhmen tonë e vendos fati, ndërsa të tjerë mendojnë se jemi ne që e kemi në dorë. Po ju çfarë mendoni? [Presim përgjigjen.] Shikoni sa interesante është kjo që thuhet këtu. [I lexojmë Eklisiastiun 9:11.] Ky artikull i jep përgjigje nga Bibla pyetjes: ‘A është paracaktuar e ardhmja jonë?’» I tregojmë artikullin në faqen 26.
Zgjohuni! prill
«Shumë martesa përfundojnë me divorc për kurorëshkelje. A mendoni se zbatimi i këtij vargu do të ndihmonte për një martesë jetëgjatë? [I lexojmë Mateun 5:28. Pastaj presim përgjigjen.] Ky artikull i bazuar në Bibël i ndihmon çiftet e martuara që të mos bien në kurthin e kurorëshkeljes.» I tregojmë artikullin që fillon në faqen 28.
Kulla e Rojës 1 maj
«Si mendoni, pse disa mund ta kenë të vështirë të besojnë te Perëndia? [Presim përgjigjen.] Sipas këtij vargu, besimi është i rëndësishëm. [I lexojmë Hebrenjve 11:6.] Kjo revistë shqyrton katër hapa që mund të bëjmë për të forcuar besimin tonë.»
Zgjohuni! maj
«Sot, gjithnjë e më shumë njerëz po abuzojnë me ilaçet që jepen me recetë. Pse mendoni se ndodh kjo? [Presim përgjigjen.] Bibla thekson një nga faktorët kryesorë që i çon deri këtu, sidomos fëmijët. [I lexojmë Proverbat 13:20.] Kjo revistë tregon se si mund të mbroni veten dhe familjen tuaj nga ky problem.»