Të jemi plotësisht të përgatitur për Përkujtimin
Ç’gëzim dhe privilegj është për dishepujt e Krishtit të përgatiten plotësisht për mbrëmjen kur përkujtojnë vdekjen e Jezu Krishtit! (Luka 22:19) Ç’hapa praktikë duhet të bëjmë që të përgatitemi për Përkujtimin?
◼ Orari dhe vendi: Të gjithë duhet ta ketë të qartë orën dhe vendin e saktë ku do të mbahet Përkujtimi. Nëse në Sallën e Mbretërisë do të mblidhen dy a më shumë kongregacione, është e rëndësishme që të mbërrini në kohë dhe të largoheni me rregullsi, pasi koha e lejuar midis dy mbledhjeve është e kufizuar. Duhen bërë përpjekje për të shmangur grumbullimet e panevojshme në hyrje, në korridore, në trotuare dhe në vendqëndrimin e makinave.
◼ Ftesat: A kanë të gjithë lajmëtarët sasinë e ftesave që u nevojitet dhe a e dinë përmbajtjen e saj? A keni provuar si do ta prezantoni këtë ftesë? Kë do të ftoni? Duhen bërë përpjekje për të shpërndarë të gjitha ftesat.
◼ Transporti: Disa të interesuar, si edhe disa vëllezër e motra mund të kenë nevojë për transport ose për ndonjë ndihmë tjetër. Çfarë masash janë marrë për t’u kujdesur për nevojat e tyre?
◼ Simbolet e Përkujtimit: Sigurohuni që simbolet të mos kalohen para se të ketë perënduar dielli. Duhen marrë masa për t’i shërbyer çdo të mirosuri që është i sëmurë dhe s’mund të jetë i pranishëm. Duhet të jetë siguruar dhe bërë gati lloji i përshtatshëm i bukës dhe i verës.—Shih Kullën e Rojës të 15 shkurtit 2003, faqet 14, 15, paragrafët 14, 17.
◼ Salla e Mbretërisë: Salla duhet të jetë pastruar mirë që më përpara. Pjatat, gotat e verës dhe një tavolinë e një mbulesë e përshtatshme, duhen sjellë në sallë dhe duhen vënë në vend që më përpara. Nëse do të përdoret një vend tjetër mbledhjeje, sigurohuni që të ketë një sistem akustik të përshtatshëm në mënyrë që të gjithë të pranishmit të arrijnë ta dëgjojnë oratorin. Përcjellësit dhe ata që ndihmojnë për të kaluar simbolet, duhet të zgjidhen dhe të udhëzohen më përpara për detyrat e tyre, për procedurën e përshtatshme që duhet ndjekur dhe për nevojën për të pasur një veshje, krehje dhe paraqitje dinjitoze.
Në Përkujtimin e vdekjes së Jezu Krishtit, që është një rast tepër i rëndësishëm, duam të jemi plotësisht të përgatitur individualisht dhe si kongregacion. Sigurisht bekime të shumta do të marrin nga Jehovai të gjithë ata që tregojnë vlerësim nga zemra për gjithçka që ai ka siguruar për njerëzimin nëpërmjet flijimit të Birit të tij të dashur, Jezu Krishtit.