Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 shkurt
«A mendoni se Perëndia i dëgjon të gjitha lutjet? [Presim përgjigjen.] Shikoni çfarë tha Jezui për këtë. [I lexojmë Mateun 6:7.] Ky artikull interesant u përgjigjet nga Bibla katër pyetjeve që bëhen shpesh për lutjen.» I tregojmë artikullin në faqen 16.
Zgjohuni! shkurt
«Shumë njerëz besojnë se fati ynë është shkruar. Po ju, si mendoni? [Presim përgjigjen.] Sipas këtij vargu, njeriu vendos vetë për jetën e tij. [I lexojmë Ligjin e përtërirë 30:19.] Në këtë artikull, tregohet pikëpamja e Biblës për fatin.» I tregojmë artikullin në faqen 12.
Kulla e Rojës 1 mars
«A mendoni se gjithçka që ndodh në jetë është e shkruar? [Presim përgjigjen.] Shikoni çfarë thotë Bibla për këtë. [I lexojmë Eklisiastiun 9:11.] Kjo revistë tregon se, megjithëse Perëndia ka paracaktuar një të ardhme të bukur për tokën, ai na lejon të zgjedhim vetë çfarë do të bëjmë në jetë.»
Zgjohuni! mars
«Shumë veta sot janë në ankth për paratë, sidomos tani që gjendja ekonomike është vështirësuar. Po ju, ç’mendoni? [Presim përgjigjen.] Shikoni sa e mençur është kjo këshillë. [I lexojmë 1 Timoteut 6:8, 10.] Kjo revistë tregon disa parime biblike që na ndihmojnë t’i përdorim paratë në mënyrë të atillë që të kemi paqe mendore.»