Programi i mbledhjes së shërbimit
Java që fillon më 8 dhjetor
10 min.: Njoftime lokale. Shkurtimisht rishiko në faqen 8 prezantimet model për Kullën e Rojës të 1 dhjetorit dhe Zgjohuni! të dhjetorit. Ftoji ata që kanë pasur sukses në shpërndarjen e revistave, të tregojnë se si i kanë prezantuar. Ç’artikull, ç’pyetje dhe cilin shkrim kanë përdorur?
15 min.: Shkolla e Shërbimit Teokratik për vitin 2009. Fjalim nga mbikëqyrësi i shkollës. Fol për ato pika nga shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë tetor 2008 që duhen theksuar për territorin tuaj. Rishiko rolin e këshilluesit. Inkurajoji të gjithë të jenë të zellshëm kur përmbushin caktimet, kur komentojnë për pikat kryesore të Biblës dhe kur zbatojnë sugjerimet që jepen çdo javë nga libri Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik.
20 min.: «A po e përdorni librin Të arsyetojmë?»a Kur të shqyrtohet paragrafi 4, një pionier ose një lajmëtar i kualifikuar të demonstrojë shkurtimisht si të përdoret libri Të arsyetojmë gjatë shërbimit nga shtëpia në shtëpi për t’iu përgjigjur pyetjes: «Pse nuk i festojnë Krishtlindjet Dëshmitarët e Jehovait?»
Java që fillon më 15 dhjetor
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
10 min.: Të përdorim përsëritjen në shërbim. Fjalim dhe diskutim me auditorin, bazuar në librin Shkolla e Shërbimit, faqja 207. Shkurtimisht demonstro një ose dy sugjerime nga materiali.
25 min.: «‘Të japim dëshmi të plotë’ në pallate.»b Të mbahet nga mbikëqyrësi i shërbimit ose një plak tjetër. Zbatoji sugjerimet në varësi të nevojave lokale.
Java që fillon më 22 dhjetor
10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Përmend ofertën e literaturës për janarin dhe një plak ose një vëlla i kualifikuar të demonstrojë si mund të prezantohet.
15 min.: Të përgatitemi të ofrojmë Kullën e Rojës të 1 janarit dhe Zgjohuni! të janarit. Diskutim me auditorin. Bëj një përmbledhje të shkurtër të revistave dhe pyeti të pranishmit se cilët artikuj mund të jenë më me interes për territorin dhe pse. Duke përdorur disa nga këta artikuj, ftoji të pranishmit të tregojnë pyetjen që do të bënin për të filluar një bisedë, dhe një shkrim nga artikulli që do të lexonin para se të ofronin revistat. Në fund, të demonstrohet se si të ofrohet secila revistë, duke përdorur prezantimet model në faqen 8 ose prezantime të tjera të përshtatshme për territorin.
20 min.: «Një ditë e caktuar për të filluar studime biblike.»c Njofto në cilën fundjavë të janarit kongregacioni do të përqendrohet te fillimi i studimeve biblike. Rishiko sugjerimet në paragrafin 3 dhe të bëhen një ose dy demonstrime.
Java që fillon më 29 dhjetor
Studimi i Biblës i Kongregacionit:
Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Zbulesa 15-22
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: Njoftime lokale.
10 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «Predikimi kërkon qëndrueshmëri.»d Për aq sa lejon koha, ftoje auditorin të komentojë për shkrimet e përmendura.
Java që fillon më 5 janar
Studimi i Biblës i Kongregacionit:
Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Zanafilla 1-5
Nr. 1: Zanafilla 3:1-15
Nr. 2: Pse Jezui ishte një Mësues i Madh (lr kap. 1)
Nr. 3: Ç’gjë nuk është kotësi? (1 Kor. 15:58)
Mbledhja e Shërbimit:
Shënim: Pjesa lidhur me kongresin krahinor nuk duhet shqyrtuar para javës që fillon më 5 janar. Kongregacionet nuk duhet ta mbajnë më parë mbledhjen atë javë, veçse nëse kanë vizitën e mbikëqyrësit.
5 min.: Njoftime lokale.
10 min.: Të imitojmë qëndrimin e Jezuit ndaj shërbimit. Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në librin «Eja e bëhu ithtari im», faqet 84-86, paragrafët 16-21.
20 min.: «Kongresi Krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait për vitin 2009.»e Të mbahet nga sekretari i kongregacionit. Para se të shqyrtosh artikullin, lexo letrën e datës 15 dhjetor 2008, në të cilën tregohet ku është caktuar kongregacioni juaj për të ndjekur kongresin. Thekso sa e rëndësishme është të shfaqim gjatë gjithë kohës frytet e frymës.—Gal. 5:22, 23.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
e Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.