BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/08 f. 2-7
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Nëntema
  • Java që fillon më 13 tetor
  • Java që fillon më 20 tetor
  • Java që fillon më 27 tetor
  • Java që fillon më 3 nëntor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 10/08 f. 2-7

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 13 tetor

Kënga 174

10 min.: Njoftime lokale. Shpjego rregullimet lokale që janë bërë për fushatën speciale të shpërndarjes së fletushkës së re që do të fillojë në 20 tetor dhe inkurajoji të gjithë të marrin një numër fletushkash nëse nuk e kanë bërë tashmë. Shkurtimisht rishiko prezantimet model për Kullën e Rojës të 1 tetorit dhe Zgjohuni! të tetorit që gjenden në faqen 8. Meqë shumë lajmëtarë kanë disa javë që i ofrojnë këto revista, ftoji të pranishmit të tregojnë ndonjë përvojë që kanë pasur.

35 min.: «Programi i mbledhjes së re të kongregacionit.»a Për aq sa lejon koha, lexo shkrimet e përmendura dhe ftoje auditorin të komentojë për to.

Kënga 216

Java që fillon më 20 tetor

Kënga 113

5 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

20 min.: Të ruajmë gëzimin në shërbim. Fjalim inkurajues bazuar në Kullën e Rojës të 1 korrikut 2005, faqet 24-25, paragrafët 11-17. Përfshi një intervistë me një ose dy shërbëtorë të Jehovait që i qëndrojnë atij besnikë prej kohësh. Çfarë i ka ndihmuar të ruajnë gëzimin kur njerëzit nuk dëgjojnë?

20 min.: Të përgatitemi për të ofruar Kullën e Rojës të 1 nëntorit dhe Zgjohuni! të nëntorit. Bëj një përmbledhje të shkurtër të revistave dhe pyete auditorin se cilët artikuj mund të jenë më me interes për shumë njerëz në territor. Të tregojnë përse. Ftoje auditorin të sugjerojnë ndonjë pyetje të përshtatshme që kanë menduar për të filluar një bisedë dhe një shkrim nga artikulli që do të përdorin para se të japin revistat. Oratori e mbyll pjesën duke demonstruar si të ofrohet secila prej revistave duke përdorur prezantimet model në faqen 8 ose ndonjë prezantim tjetër të përshtatshëm për njerëzit në territor.

Kënga 148

Java që fillon më 27 tetor

Kënga 30

5 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet.

10 min.: Nevoja lokale.

30 min.: «Studimi personal dhe familjar janë të domosdoshëm!»b Për aq sa lejon koha, lexo shkrimet e përmendura dhe ftoje auditorin të komentojë për to.

Kënga 142

Java që fillon më 3 nëntor

Kënga 100

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoji lajmëtarët të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin tetor.

20 min.: Shkolla e Shërbimit Teokratik për vitin 2009. Me pjesëmarrjen e auditorit, mbikëqyrësi i shkollës diskuton ndryshimet në Shkollën e Shërbimit Teokratik që theksohen te «Udhëzime» në shtojcën e Programit të Shkollës së Shërbimit Teokratik. Përqendrohu te ndryshimet që do të bëhen. Inkurajoji të gjithë të jenë të zellshëm për përmbushjen e caktimeve, për përgatitjen e komenteve për pikat kryesore të Biblës dhe për zbatimin e komenteve që jepen çdo javë nga mbikëqyrësi i shkollës duke u bazuar në librin Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik.

15 min.: Përmirësoni ‘artin e mësimdhënies’. Mbikëqyrësi i shërbimit ose ndonjë plak tjetër i kualifikuar përmend dhe komenton shkurtimisht pesë faktorët kyç që ndihmojnë për një mësimdhënie të efektshme, siç tregohen te paragrafët 5-18 në faqet 9-12 të Kullës së Rojës të 15 janarit 2008. Intervisto një ose dy lajmëtarë që mendojnë se ky material i ka ndihmuar të bëhen më të aftë në mësimdhënie.

Kënga 91

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo