Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për vitin 2009
UDHËZIME
Gjatë vitit 2009, Shkolla e Shërbimit Teokratik do të drejtohet në këtë mënyrë.
BURIMI I MATERIALIT: Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re [bi12], «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm» [si], Të mësojmë nga Mësuesi i Madh [lr] dhe Të arsyetojmë nga Shkrimet [rs].
Shkolla duhet të fillojë NË KOHË me shprehjet e mirëseardhjes, pastaj do të vazhdojë siç tregohet më poshtë. Pas çdo pjese, mbikëqyrësi i shkollës do të prezantojë pjesën tjetër.
PIKAT KRYESORE NGA LEXIMI I BIBLËS: 10 minuta. Në katër minutat e para, një plak ose një shërbëtor ndihmës i kualifikuar duhet të shqyrtojë disa pika nga leximi javor i Biblës. Përjashtim bëjnë rastet kur leximi javor i Biblës nis me kapitullin e parë të një libri biblik. Në këto raste, materiali për katër minutat e para duhet marrë nga libri «I gjithë Shkrimi». [Në ato gjuhë ku nuk është përkthyer libri «I gjithë Shkrimi», mund të përdoret seria «Fjala e Jehovait është e gjallë», e cila filloi me Kullën e Rojës, 1 janar 2004.] Për shembull, javën që fillon më 5 janar do të shqyrtohen pesë kapitujt e parë të librit të Zanafillës, kështu që oratori duhet të zgjedhë disa pika kryesore nga paragrafët hyrës për Zanafillën, në librin «I gjithë Shkrimi». Duhet të shpjegojë si zbatohet materiali për dobinë e kongregacionit. Pavarësisht nëse trajton pika nga leximi javor i Biblës ose nga libri «I gjithë Shkrimi», synimi kryesor është ta ndihmojë auditorin që të kuptojë përse dhe si është i vlefshëm informacioni. Oratori duhet të ketë kujdes që të mos i kalojë katër minutat që janë caktuar për pjesën e parë. Duhet të sigurohet që të lihen gjashtë minuta për auditorin, që të bëjnë komente të shkurtra prej 30 sekondash a më pak, për pikat që kanë vlerësuar nga leximi javor i Biblës. Pas kësaj, mbikëqyrësi i shkollës do t’i ftojë studentët të shkojnë në sallat ku janë caktuar të bëjnë fjalime.
FJALIMI NR. 1: 4 minuta ose më pak. Është një lexim që duhet bërë nga një vëlla. Studenti duhet ta lexojë pjesën e caktuar pa bërë ndonjë hyrje a mbyllje. Mbikëqyrësi i shkollës do të interesohet veçanërisht që t’i ndihmojë studentët të lexojnë me kuptueshmëri, rrjedhshmëri, theks të duhur logjik, intonacion, pauza të përshtatshme dhe me natyrshmëri.
FJALIMI NR. 2: 5 minuta. Do t’i caktohet një motre, së cilës do t’i shënohet një rrethanë ose mund të zgjedhë një nga lista në faqen 82 të librit Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik. Ajo duhet të përdorë temën e caktuar e ta zbatojë për ndonjë aspekt të shërbimit që është real dhe praktik për territorin. Kur nuk jepet asnjë referim si burim materiali, studentes do t’i duhet të mbledhë material për këtë pjesë duke bërë kërkime në botimet tona. Mbikëqyrësi i shkollës do të interesohet veçanërisht për mënyrën se si e zhvillon studentja materialin dhe si e ndihmon të zonjën e shtëpisë që të arsyetojë nga Shkrimet e të kuptojë pikat kryesore të fjalimit. Mbikëqyrësi i shkollës do t’i caktojë një ndihmëse.
FJALIMI NR. 3: 5 minuta. Ky fjalim mund t’i caktohet një vëllai ose një motre. Studenti duhet të zhvillojë temën e caktuar. Kur nuk jepen referime si burim materiali, do t’i duhet të mbledhë material për këtë pjesë duke bërë kërkime në botimet tona. Kur i caktohet një vëllai, kjo pjesë duhet mbajtur si fjalim, duke pasur parasysh auditorin në Sallën e Mbretërisë. Kur i caktohet një motre, pjesa duhet paraqitur gjithmonë siç u përshkrua për fjalimin nr. 2. Ju lutemi, kini parasysh se temat që kanë nga një yllth duhet t’u caktohen vetëm vëllezërve që t’i mbajnë si fjalime dhe, sa herë të jetë e mundur, duhet t’i zhvillojë një plak ose një shërbëtor ndihmës.
KËSHILLA: 1-2 minuta. Mbikëqyrësi i shkollës nuk do ta njoftojë që më parë cilësinë oratorike ku po stërvitet studenti. Pas fjalimeve nr. 1, 2 dhe 3, mbikëqyrësi i shkollës do të bëjë komente pozitive për një aspekt të fjalimit që ishte për t’u lavdëruar, duke e drejtuar vëmendjen tek arsyet specifike pse ishte i efektshëm dhe duke iu referuar shpesh librit Shkolla e Shërbimit. Sipas nevojës së çdo studenti, mund të jepen privatisht këshilla të tjera ndërtuese, pas mbledhjes ose në ndonjë moment tjetër.
KOHËMATJA: Në asnjë pjesë nuk duhet të kalohet koha e caktuar, as në këshillat që jep mbikëqyrësi i shkollës. Fjalimet nr. 1, 2 dhe 3 duhen ndërprerë me takt kur të mbarojë koha e caktuar. Nëse vëllezërit që trajtojnë pikat kryesore nga leximi i Biblës e kalojnë kohën, u duhet dhënë këshillë privatisht. Të gjithë duhet të tregojnë kujdes me kohëmatjen. I gjithë programi zgjat 30 minuta.
FLETA E KËSHILLAVE: Në librin Shkolla e Shërbimit.
NDIHMËSI: Trupi i pleqve mund të zgjedhë një plak të kualifikuar, nëse ka të tjerë përveç mbikëqyrësit të shkollës, që të kryejë caktimin si këshillues ndihmës. Nëse në kongregacion ka disa pleq, çdo vit mund të zgjidhet nga një plak i kualifikuar për këtë caktim. Ndihmësi do të ketë si përgjegjësi t’u japë këshilla private vëllezërve që mbajnë pikat kryesore nga Bibla, po të jetë nevoja. Nuk është e nevojshme që ai të japë këshilla pas çdonjërit prej këtyre fjalimeve që mbajnë pleqtë e tjerë ose shërbëtorët ndihmës.
RISHIKIMI I SHKOLLËS SË SHËRBIMIT TEOKRATIK: 20 minuta. Çdo dy muaj, mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim të shkollës. Rishikimi do të bëhet pas trajtimit të pikave kryesore nga leximi i Biblës siç u tregua më lart. Rishikimi do të bazohet në materialin e trajtuar në shkollë gjatë dy muajve të fundit, duke përfshirë edhe javën e rishikimit. Në qoftë se javën e Rishikimit të Shkollës së Shërbimit Teokratik, kongregacioni juaj ka asamblenë qarkore ose vizitën e mbikëqyrësit qarkor, atëherë rishikimi duhet shtyrë një javë dhe duhen përdorur caktimet nr. 1, 2 dhe 3 të programit të javës pasuese. Nuk duhen bërë ndryshime në programin e leximit javor të Biblës ose të trajtimit të pikave kryesore nga leximi i Biblës.
Programi
5 jan. Leximi i Biblës: Zanafilla 1-5
Nr. 1: Zanafilla 3:1-15
Nr. 2: Pse Jezui ishte një Mësues i Madh? (lr kap. 1)
Nr. 3: Ç’gjë nuk është kotësi? (1 Kor. 15:58)
12 jan. Leximi i Biblës: Zanafilla 6-10
Nr. 1: Zanafilla 9:1-17
Nr. 2: Si të përgjigjemi kur njerëzit nuk besojnë te Perëndia? (rs f. 284 ¶1–f. 285 ¶1)
Nr. 3: Letër nga një Perëndi i dashur (lr kap. 2)
19 jan. Leximi i Biblës: Zanafilla 11-16
Nr. 1: Zanafilla 14:1-16
Nr. 2: Ai që bëri gjithçka (lr kap. 3)
Nr. 3: Në ç’mënyrë na modelon Jehovai? (Isa. 64:8)
26 jan. Leximi i Biblës: Zanafilla 17-20
Nr. 1: Zanafilla 17:1-17
Nr. 2: Pse njerëzit nuk kanë mundur të vendosin një qeveri të drejtë? (rs f. 303 ¶3-f. 304 ¶4)
Nr. 3: Perëndia ka një emër (lr kap. 4)
2 shkurt Leximi i Biblës: Zanafilla 21-24
Nr. 1: Zanafilla 22:1-18
Nr. 2: «Ky është Biri im» (lr kap. 5)
Nr. 3: a Si ta zgjerojmë dashurinë tonë për të tjerët? (2 Kor. 6:11-13)
9 shkurt Leximi i Biblës: Zanafilla 25-28
Nr. 1: Zanafilla 25:1-18
Nr. 2: Mësuesi i Madh u shërbeu të tjerëve (lr kap. 6)
Nr. 3: Pse përpjekjet e njeriut për të sjellë lehtësim s’mund të kenë sukses? (rs f. 304 ¶5–f. 305 ¶5)
16 shkurt Leximi i Biblës: Zanafilla 29-31
Nr. 1: Zanafilla 29:1-20
Nr. 2: Pse nuk duhet ‘të jemi më në ankth’? (Mat. 6:25)
Nr. 3: Bindja të mbron (lr kap. 7)
23 shkurt Leximi i Biblës: Zanafilla 32-35
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
2 mars Leximi i Biblës: Zanafilla 36-39
Nr. 1: Zanafilla 39:1-16
Nr. 2: Perëndia është më i lartë se të gjithë (lr kap. 8)
Nr. 3: Mbretëria e Perëndisë është përgjigjja e vetme për nevojat e vërteta të njerëzimit (rs f. 305 ¶6–f. 306 ¶3)
9 mars Leximi i Biblës: Zanafilla 40-42
Nr. 1: Zanafilla 40:1-15
Nr. 2: Duhet t’u kundërvihemi tundimeve (lr kap. 9)
Nr. 3: b Ruhuni nga fryma e pavarësisë!
16 mars Leximi i Biblës: Zanafilla 43-46
Nr. 1: Zanafilla 44:1-17
Nr. 2: Jezui është më i fuqishëm se demonët (lr kap. 10)
Nr. 3: Profecitë biblike kanë dalë tërësisht të besueshme (rs f. 306 ¶4–f. 307 ¶3)
23 mars Leximi i Biblës: Zanafilla 47-50
Nr. 1: Zanafilla 48:1-16
Nr. 2: A duhet ta kemi frikë Djallin?
Nr. 3: Ndihmë nga engjëjt e Perëndisë (lr kap. 11)
30 mars Leximi i Biblës: Dalja 1-6
Nr. 1: Dalja 1:1-19
Nr. 2: Jezui na mëson si të lutemi (lr kap. 12)
Nr. 3: A po kryhen shërimet e mrekullueshme sot nëpërmjet frymës së Perëndisë? (rs f. 371 ¶5-f. 372 ¶3)
6 prill Leximi i Biblës: Dalja 7-10
Nr. 1: Dalja 9:1-19
Nr. 2: Ata që u bënë dishepuj të Jezuit (lr kap. 13)
Nr. 3: c Si përputhet Galatasve 6:2 me Galatasve 6:5?
13 prill Leximi i Biblës: Dalja 11-14
Nr. 1: Dalja 12:21-36
Nr. 2: Pse duhet t’i falim të tjerët? (lr kap. 14)
Nr. 3: Dallimi mes shërimeve të sotme dhe atyre që bëri Jezui e apostujt e tij (rs f. 372 ¶4–f. 373 ¶2)
20 prill Leximi i Biblës: Dalja 15-18
Nr. 1: Dalja 15:1-19
Nr. 2: Ç’do të thotë t’i qëndrosh larg adhurimit të rremë?
Nr. 3: Një mësim se si të jemi të mirë me të tjerët (lr kap. 15)
27 prill Leximi i Biblës: Dalja 19-22
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
4 maj Leximi i Biblës: Dalja 23-26
Nr. 1: Dalja 24:1-18
Nr. 2: Çfarë është vërtet e rëndësishme? (lr kap. 16)
Nr. 3: Si dallohen të krishterët e vërtetë sot? (rs f. 373 ¶3–f. 374 ¶2)
11 maj Leximi i Biblës: Dalja 27-29
Nr. 1: Dalja 29:1-18
Nr. 2: Si të jemi të lumtur? (lr kap. 17)
Nr. 3: d Rreziqet e besnikërisë së vendosur atje ku s’duhet
18 maj Leximi i Biblës: Dalja 30-33
Nr. 1: Dalja 31:1-18
Nr. 2: Pse u dhanë dhuratat e shërimit në shekullin e parë? (rs f. 374 ¶3–f. 375 ¶3)
Nr. 3: A kujtohesh të thuash faleminderit? (lr kap. 18)
25 maj Leximi i Biblës: Dalja 34-37
Nr. 1: Dalja 37:1-24
Nr. 2: A është mirë të zihemi? (lr kap. 19)
Nr. 3: e Ç’është toleranca e tepruar dhe pse duhet ta shmangim?
1 qersh. Leximi i Biblës: Dalja 38-40
Nr. 1: Dalja 40:1-19
Nr. 2: A dëshiron të jesh gjithnjë i pari? (lr kap. 20)
Nr. 3: A ka shpresë që të shërohet vërtet çdo njeri? (rs f. 375 ¶4-6)
8 qersh. Leximi i Biblës: Levitiku 1-5
Nr. 1: Levitiku 4:1-15
Nr. 2: A duhet të mburremi për ndonjë gjë? (lr kap. 21)
Nr. 3: f Si duhet ta ushtrojnë autoritetin të krishterët?
15 qersh. Leximi i Biblës: Levitiku 6-9
Nr. 1: Levitiku 8:1-17
Nr. 2: ‘A beson te shërimet e mrekullueshme?’ (rs f. 376 ¶1-2)
Nr. 3: Pse s’duhet të gënjejmë? (lr kap. 22)
22 qersh. Leximi i Biblës: Levitiku 10-13
Nr. 1: Levitiku 11:29-45
Nr. 2: Pse sëmuren njerëzit? (lr kap. 23)
Nr. 3: Bekimet që kanë dishepujt e pagëzuar
29 qersh. Leximi i Biblës: Levitiku 14-16
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
6 korr. Leximi i Biblës: Levitiku 17-20
Nr. 1: Levitiku 19:1-18
Nr. 2: A ishim të gjithë në sferën frymore përpara se të lindnim si njerëz? (rs f. 308 ¶1-5)
Nr. 3: Mos u bëj kurrë hajdut! (lr kap. 24)
13 korr. Leximi i Biblës: Levitiku 21-24
Nr. 1: Levitiku 22:17-33
Nr. 2: A mund të ndryshojnë ata që bëjnë të këqija? (lr kap. 25)
Nr. 3: Si kujdesen të krishterët e vërtetë për të varfrit?
20 korr. Leximi i Biblës: Levitiku 25-27
Nr. 1: Levitiku 25:39-54
Nr. 2: Pse është e vështirë të bëjmë të mirën? (lr kap. 26)
Nr. 3: Po sikur Adami të mos kishte mëkatuar, a do të kishte shkuar në qiell në fund? (rs f. 309 ¶1-2)
27 korr. Leximi i Biblës: Numrat 1-3
Nr. 1: Numrat 3:1-20
Nr. 2: Pse butësia kërkon vetëkontroll?
Nr. 3: Kush është Perëndia yt? (lr kap. 27)
3 gusht Leximi i Biblës: Numrat 4-6
Nr. 1: Numrat 4:1-16
Nr. 2: Si ta dimë se kujt t’i bindemi? (lr kap. 28)
Nr. 3: A duhet të shkojë në qiell një njeri për të pasur një të ardhme vërtet të lumtur? (rs f. 309 ¶3-5)
10 gusht Leximi i Biblës: Numrat 7-9
Nr. 1: Numrat 9:1-14
Nr. 2: A i pëlqejnë Perëndisë të gjitha festat? (lr kap. 29)
Nr. 3: Si tregojmë besnikëri ndaj Jehovait?
17 gusht Leximi i Biblës: Numrat 10-13
Nr. 1: Numrat 13:17-33
Nr. 2: Ndihmë që ta mundim frikën (lr kap. 30)
Nr. 3: Cili është kuptimi i 1 Pjetrit 3:19, 20? (rs f. 310 ¶1)
24 gusht Leximi i Biblës: Numrat 14-16
Nr. 1: Numrat 14:26-43
Nr. 2: Ç’do të thotë ta duam ligjin e Perëndisë? (Ps. 119:97)
Nr. 3: Ku të gjejmë ngushëllim? (lr kap. 31)
31 gusht Leximi i Biblës: Numrat 17-21
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
7 shtat. Leximi i Biblës: Numrat 22-25
Nr. 1: Numrat 22:20-35
Nr. 2: Si e mbrojti Jehovai Jezuin? (lr kap. 32)
Nr. 3: Cili është kuptimi i 1 Pjetrit 4:6? (rs f. 310 ¶2)
14 shtat. Leximi i Biblës: Numrat 26-29
Nr. 1: Numrat 27:1-14
Nr. 2: Çfarë është norma mendore e Jehovait dhe përse është e rëndësishme? (Efes. 6:4)
Nr. 3: Jezui mund të na mbrojë (lr kap. 33)
21 shtat. Leximi i Biblës: Numrat 30-32
Nr. 1: Numrat 32:1-15
Nr. 2: Çfarë ndodh me njerëzit kur vdesin? (lr kap. 34)
Nr. 3: A është jeta qiellore shpresa e të gjithë të krishterëve? (rs f. 310 ¶3–f. 311 ¶2)
28 shtat. Leximi i Biblës: Numrat 33-36
Nr. 1: Numrat 33:1-23
Nr. 2: Njerëzit mund të zgjohen nga vdekja! (lr kap. 35)
Nr. 3: Në ç’aspekte Mbretëria e Perëndisë është më e lartë se gjithë qeveritë njerëzore?
5 tet. Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 1-3
Nr. 1: Ligji i përtërirë 2:1-15
Nr. 2: Ç’thotë «Besëlidhja e Re» për jetën e përhershme në tokë? (rs f. 311 ¶3–f. 312 ¶3)
Nr. 3: Kush do të ringjallet? Ku do të jetojnë? (lr kap. 36)
12 tet. Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 4-6
Nr. 1: Ligji i përtërirë 4:15-28
Nr. 2: Të mbajnë në mendje Jehovain dhe Birin e tij (lr kap. 37)
Nr. 3: Kur mund të thuhet se është më mirë pak? (Prov. 15:16)
19 tet. Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 7-10
Nr. 1: Ligji i përtërirë 9:1-14
Nr. 2: Pse duhet ta duam Jezuin? (lr kap. 38)
Nr. 3: Sa vetave u jep Bibla shpresën e jetës qiellore? (rs f. 312 ¶4-5)
26 tet. Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 11-13
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
2 nënt. Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 14-18
Nr. 1: Ligji i përtërirë 15:1-15
Nr. 2: Çfarë përfshin frika nga Perëndia?
Nr. 3: Perëndia e kujton Birin e tij (lr kap. 39)
9 nënt. Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 19-22
Nr. 1: Ligji i përtërirë 22:1-19
Nr. 2: Si ta bëjmë të lumtur Perëndinë (lr kap. 40)
Nr. 3: A janë të 144.000 vetat vetëm judenj natyrorë? (rs f. 313 ¶1-4)
16 nënt. Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 23-27
Nr. 1: Ligji i përtërirë 25:1-16
Nr. 2: Fëmijë që e bëjnë të lumtur Perëndinë (lr kap. 41)
Nr. 3: g Cilat gjëra duhet të konsiderojmë të shenjta?
23 nënt. Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 28-31
Nr. 1: Ligji i përtërirë 30:1-14
Nr. 2: Pse duhet të punojmë? (lr kap. 42)
Nr. 3: Cilën shpresë biblike ka ‘shumica e madhe’? (rs f. 313 ¶5–f. 314 ¶2)
30 nënt. Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 32-34
Nr. 1: Ligji i përtërirë 32:1-21
Nr. 2: Çfarë është «dita e madhe e Jehovait»? (Sof. 1:14)
Nr. 3: Cilët janë vëllezërit tanë dhe motrat tona? (lr kap. 43)
7 dhjet. Leximi i Biblës: Josiu 1-5
Nr. 1: Josiu 5:1-15
Nr. 2: Miqtë tanë duhet ta duan Perëndinë (lr kap. 44)
Nr. 3: Çfarë është Mbretëria e Perëndisë? Si të tregojmë se e duam atë? (lr kap. 45)
14 dhjet. Leximi i Biblës: Josiu 6-8
Nr. 1: Josiu 8:1-17
Nr. 2: Një botë shkatërrohet nga uji: A do të ndodhë përsëri? (lr kap. 46)
Nr. 3: Pse është praktike këshilla tek Eklisiastiu 7:21, 22?
21 dhjet. Leximi i Biblës: Josiu 9-11
Nr. 1: Josiu 9:1-15
Nr. 2: Nga e dimë se Harmagedoni është afër? (lr kap. 47)
Nr. 3: Bota e re paqësore e Perëndisë: Edhe ti mund të jetosh në të (lr kap. 48)
28 dhjet. Leximi i Biblës: Josiu 12-15
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
[Shënimet]
a T’u caktohet vetëm vëllezërve, mundësisht pleqve ose shërbëtorëve ndihmës.
b T’u caktohet vetëm vëllezërve, mundësisht pleqve ose shërbëtorëve ndihmës.
c T’u caktohet vetëm vëllezërve, mundësisht pleqve ose shërbëtorëve ndihmës.
d T’u caktohet vetëm vëllezërve, mundësisht pleqve ose shërbëtorëve ndihmës.
e T’u caktohet vetëm vëllezërve, mundësisht pleqve ose shërbëtorëve ndihmës.
f T’u caktohet vetëm vëllezërve, mundësisht pleqve ose shërbëtorëve ndihmës.
g T’u caktohet vetëm vëllezërve, mundësisht pleqve ose shërbëtorëve ndihmës.