BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/08 f. 2-3
  • Programi i mbledhjes së shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i mbledhjes së shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Nëntema
  • Java që fillon më 11 gusht
  • Java që fillon më 18 gusht
  • Java që fillon më 25 gusht
  • Java që fillon më 1 shtator
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 8/08 f. 2-3

Programi i mbledhjes së shërbimit

Java që fillon më 11 gusht

Kënga 63

10 min.: Njoftime lokale. Kërkoji auditorit të komentojnë për artikujt në revistat e muajit që u duken më interesante për territorin. Ftoji të përmendin pika specifike nga artikujt që kanë zgjedhur të prezantojnë. Ç’pyetje mund të bëjnë për të nisur një bisedë? Cilin shkrim do të zgjidhnin nga artikulli? Të bëhen demonstrime që tregojnë se si mund të përdoren prezantimet e sugjeruara.

15 min.: Të bëjmë vullnetin e Perëndisë pa shpërqendrime. Fjalim bazuar në librin «Eja e bëhu ithtari im», faqet 91-93, paragrafët 12-13.

20 min.: «Ta përdorim në mënyrë sa më të plotë!»a Intervisto një lajmëtar që ka pasur një përvojë duke përdorur një nga rubrikat e botimit për publikun të Kullës së Rojës. Përvoja edhe mund të demonstrohet. Gjithashtu, bazuar në paragrafin 2, të demonstrohet se si mund të fillohet një studim duke përdorur rubrikën «Çarë mësojmë nga Jezui» në Kullën e Rojës të 1 gushtit.

Kënga 26

Java që fillon më 18 gusht

Kënga 135

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Të diskutohet pjesa «Programi i Asamblesë qarkore». Të njoftohet data e asamblesë së ardhshme qarkore nëse është e mundur. Kujtoji lajmëtarët që javën e ardhshme të marrin me vete në Mbledhjen e Shërbimit Kullën e Rojës të 1 shtatorit dhe Zgjohuni! të shtatorit, e të jenë të përgatitur të diskutojnë si mund t’i ofrojnë në territor.

20 min.: Veshja dhe rregullimi ynë nderojnë Jehovain. Fjalim nga një plak. Jehovai është Perëndi i shenjtë, kështu që pastërtia fizike është e një rëndësie parësore për popullin e tij. (Dal. 30:17-21; 40:30-32) Duke pasur një veshje dhe rregullim shembullor, sidomos kur jemi në shërbim, i pëlqejmë Jehovait dhe i sjellim lavdi. (1 Pjet. 2:12) Nëse jo, mund të bëjmë që ‘të shahet fjala e Perëndisë’. (Titit 2:5) Të tregohen përvoja nga territori ose përvoja të botuara që tregojnë se si ka shërbyer si dëshmi paraqitja shembullore e një lajmëtari.

15 min.: Të rinj që japin një dëshmi të fuqishme. Fjalim inkurajues për prindërit dhe fëmijët e tyre që së shpejti do të rifillojnë shkollën. Kujtoji të rinjtë të shfrytëzojnë rastet për të dhënë dëshmi. Për aq sa lejon koha, ftoje auditorin të tregojë përvoja personale nga dhënia e dëshmisë në shkollë.

Kënga 61

Java që fillon më 25 gusht

Kënga 24

15 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Diskuto pjesën «Programi i asamblesë speciale njëditore» dhe njofto datën e asamblesë së ardhshme speciale, nëse dihet.

15 min.: Nevoja lokale.

15 min.: Të përgatitemi për të ofruar Kullën e Rojës të 1 shtatorit dhe Zgjohuni! të shtatorit. Diskutim me auditorin. Bëj një përmbledhje të shkurtër të revistave dhe pyete auditorin se cilët artikuj mund të jenë me interes për territorin. Çfarë pyetjeje dhe çfarë shkrimi mund të përdoret për të prezantuar atë temë? Të demonstrohet se si mund të përdoren prezantimet model nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Një nga pleqtë të bëjë një prezantim të shkurtër që ka përgatitur duke u bazuar në një artikull të përshtatshëm për territorin.

Kënga 196

Java që fillon më 1 shtator

Kënga 112

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoji lajmëtarët të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin gusht.

20 min.: Të izoluar por jo të harruar. Fjalim bazuar në Kullën e Rojës të 15 prillit 2008, faqet 25-28. Përmend çdo të krishterë në kongregacion që jeton në azil. Nëse nuk ka asnjë, përdor parimet e artikullit për të inkurajuar kongregacionin të mbështetë të gjithë ata që janë të sëmurë ose me aftësi të kufizuara për të marrë pjesë në veprimtaritë e kongregacionit.

15 min.: Gjatë shtatorit të fillojmë studime biblike që vizitën e parë. Diskutim me auditorin. Në shtator do të ofrojmë librin Çfarë mëson vërtet Bibla? dhe do të përpiqemi të trajtojmë disa paragrafë me të zotin e shtëpisë që herën e parë që e vizitojmë. Rishiko sugjerimet që jepen te shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë janar 2006 dhe të bëhen një a dy demonstrime që tregojnë se si të fillohet një studim biblik që vizitën e parë.

Kënga 74

[Shënimi]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo