Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 14 korrik
10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet Kulla e Rojës e 1 korrikut dhe Zgjohuni! e korrikut.
15 min.: A keni «lirshmëri në të folur»? Fjalim bazuar në Kullën e Rojës të 15 majit 2006, faqet 13-16. Thekso rëndësinë e predikimit me guxim.
20 min.: «Të jetojmë duke mbajtur në mend ditën e Jehovait.»a Nxirr në pah veçoritë e këtij botimi. Rishiko programin për studimin e librit dhe udhëzimet në faqen 3 të këtij numri të Shërbimi ynë i Mbretërisë. Inkurajoji të gjithë të vijnë rregullisht në mbledhje dhe të komentojnë lirshëm. Shkurtimisht intervisto një ose dy lajmëtarë që njihen se përgatiten mirë për mbledhjet dhe pyeti se çfarë i shtyn ta bëjnë këtë.
Java që fillon më 21 korrik
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Kujtoji lajmëtarët që javën e ardhshme të marrin me vete në Mbledhjen e Shërbimit Kullën e Rojës të 1 gushtit dhe Zgjohuni! të gushtit, e të jenë të përgatitur të diskutojnë për prezantime të përshtatshme për territorin.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «Përgatitja—Një çelës për rivizita të efektshme.»b Të përfshihet një monolog prej katër minutash ku një lajmëtar përgatitet për rivizitat. Ai shikon shënimet e tij dhe vendos të rivizitojë dy veta këtë fundjavë. Pastaj shikon se për çfarë ka folur me secilin herën e parë, vendos synimin dhe përgatitet si ta arrijë. Për njërin prej tyre përgatitet t’i ofrojë një studim biblik, kurse për tjetrin t’i nxitë interesin duke përdorur sugjerimet në paragrafin 5.
Java që fillon më 28 korrik
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoji lajmëtarët të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin korrik. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Përmend ofertën e literaturës për gushtin dhe të demonstrohet një prezantim.
15 min.: Të ruajmë frymën e urgjencës. Fjalim entuziast bazuar në Kullën e Rojës të 15 dhjetorit 2006 faqet 18-19, paragrafët 17-21.
20 min.: Të përgatitemi për të ofruar revistat e muajit. Diskutim me auditorin. Bëj një rishikim të shkurtër të revistave Zgjohuni! e gushtit dhe Kulla e Rojës e 1 gushtit dhe pyete auditorin se cilët artikuj mund të jenë me interes për territorin dhe pse. Ftoje auditorin të përmendë pika specifike nga artikujt që kanë menduar të prezantojnë. Ç’pyetje mund të bëjnë për të nisur një bisedë? Cilin shkrim do të zgjidhnin nga artikulli? Duke përdorur një nga prezantimet model te Shërbimi ynë i Mbretërisë ose një prezantim të sugjeruar nga auditori, të demonstrohet si mund të ofrohet secila revistë.
Java që fillon më 4 gusht
10 min.: Njoftime lokale.
15 min.: A janë fëmijët tuaj të përgatitur për territorin e tyre të veçantë? Fjalim dhe diskutim me auditorin. Nxirr në pah disa nga vështirësitë që hasin të rinjtë e krishterë në shkollë. Shpjego si mund ta përdorin prindërit dhe fëmijët Treguesin e Botimeve Watch Tower për të gjetur informacione të dobishme. Jep disa shembuj. (Shih titullin «Shkollat», nëntitullin «përvoja».) Ata që janë rritur në familje të krishtere, ftoji të komentojnë si i kanë përgatitur prindërit të përballojnë vështirësitë dhe të zbatojnë parimet biblike në shkollë. Mund të përmendin edhe temat që kanë përgatitur për në shkollë me ndihmën e revistës Zgjohuni! Gjithashtu, të shpjegojnë se si i ka mbrojtur predikimi në këtë territor të veçantë.
20 min.: «Po përmbysim gjëra të fortifikuara mirë.»c Ftoje auditorin të komentojë si i ka ndihmuar me durim mësuesi i tyre i Biblës që të çrrënjosnin disa bindje fetare të gabuara.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.