Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në qershor: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Përpiquni me zell të filloni studime biblike. Korrik dhe gusht: Mund të përdoret secila nga broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Qëndroni vigjilentë!, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Nëse i keni gjendje, mund të ofroni gjithashtu broshurat A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? dhe A duhet të besosh në Trinitet? në rastet e përshtatshme. Shtator: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike që në vizitën e parë. Nëse i zoti i shtëpisë e ka tashmë këtë botim, tregojini se si mund të përfitojë nga ky libër duke i demonstruar shkurtimisht se si bëhet një studim biblik.
◼ Meqenëse gushti është me pesë fundjavë të plota, do të ishte një muaj i shkëlqyer për të shërbyer si pionierë ndihmës.
◼ Disa vëllezër që janë thirrur për shërbimin ushtarak, kanë vendosur të bëjnë kërkesën për të kryer shërbimin civil alternativ. Ky është një vendim personal, që merret në bazë të studimit personal të parimeve biblike. Vëllai që dorëzon kërkesën pranë qendrës së Rekrutim-Mobilizimit bën mirë të kërkojë në atë moment një dëftesë ose numër protokolli, që vërteton se ai e ka dorëzuar këtë dokument. Gjithashtu, është e këshillueshme që t’i dërgojë një kopje të kërkesës «Komisionit të Shërbimit Alternativ, pranë Ministrisë së Mbrojtjes». Është më mirë që këtë kopje ta dërgojë me anë të shërbimit postar, me një «letër rekomande me lajmërim marrjeje». Vëllai duhet t’i ruajë me kujdes këto dëftesa. Nëse në të ardhmen lind ndonjë nevojë ligjore, ai ka prova që kjo kërkesë është bërë.
◼ Një vëlla i caktuar nga mbikëqyrësi drejtues duhet të bëjë verifikimin e llogarisë së kongregacionit për muajt mars, prill dhe maj. Kur të përfundojë verifikimi, të jepet një njoftim para kongregacionit, pasi të lexohet raporti mujor i llogarisë.—Shih formularin Udhëzime për llogarinë e kongregacionit (S-27).
◼ Këshillohet që kërkesat për shërbimin si pionierë të rregullt të dërgohen në zyrën e degës të paktën 30 ditë para datës që dëshirojnë ta fillojnë këtë shërbim. Sekretari i kongregacionit duhet ta kontrollojë formularin për t’u siguruar që është plotësuar i gjithi. Nëse ai që bën kërkesën nuk e mban mend datën e saktë të pagëzimit, duhet të llogaritë një datë të përafërt dhe ta përdorë gjithnjë këtë datë. Sekretari duhet ta shënojë këtë datë në skedën Regjistrim i lajmëtarit të kongregacionit (S-21).
◼ Që nga janari 2008, regjistrimet audio të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! në anglisht dhe spanjisht mund të gjenden në sitin e Internetit www.jw.org. Tani disponohen edhe në gjuhët daneze, franceze, gjermane, italiane, holandeze dhe ruse. Shumë parapëlqejnë t’i shkarkojnë këto revista që dalin para se të mbërrijnë në kongregacione CD-të ose disqet MP3. Kini parasysh që, sa herë bëhet një shkarkim i këtyre revistave, organizata harxhon. Megjithatë, kjo rrugë është më ekonomike sesa prodhimi dhe dërgimi i disqeve. Prandaj, lajmëtarët që i shkarkojnë revistat nga Interneti, duhet të anulojnë porosinë që kanë bërë për CD dhe MP3 nëpërmjet shërbëtorit të revistave. Gradualisht programet audio në gjuhë të tjera do të vihen në dispozicion në adresën www.jw.org.