Rishikimi i shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 30 qershor 2008. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 5 maj deri më 30 qershor 2008. [Vër re: kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh vetë kërkime.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Si mund të sigurohemi që ilustrimet tona të kuptohen? [be f. 242 par. 3–f. 243 par. 1]
2. Pse janë të efektshme ilustrimet e thjeshta të nxjerra nga rrethana të njohura? [be f. 245 par. 2-4]
3. Sa i rëndësishëm është përdorimi i efektshëm i mjeteve ndihmëse pamore dhe si i përdori Jehovai për të dhënë mësime jetësore? (Zan. 15:5; Jer. 18:6; Jon. 4:10, 11) [be f. 247 par. 1-2]
4. Si t’i përdorim mjetet ndihmëse pamore për të përmirësuar mësimdhënien? [be f. 248 par. 1-3]
5. Si mund t’i përdorim hartat si një mjet ndihmës pamor kur mësojmë studentët e Biblës? [be f. 248 par. 4]
FJALIMI NR. 1
6. Me ndihmën e frymës së shenjtë të Perëndisë, çfarë mund të kuptojmë gjatë studimit të Biblës? [be f. 32 par. 2, 3]
7. Si mund të na ndihmojë vetë Bibla të bëjmë kërkime për kuptimin e një shkrimi? [be f. 34 par. 4–f. 35 par. 2]
8. Si theksohet në Ungjillin e Gjonit roli i Jezuit si kanali nëpërmjet të cilit Jehovai bekon njerëzimin? [si f. 198 par. 32]
9. Cila është baza biblike që tregon se librin e Veprave e ka shkruar Luka, mjeku? [si f. 199 par. 3; f. 200 par. 5-7]
10. Në përgjithësi, çfarë hapash mund të ndiqen kur bëhet një skemë fjalimi? [be f. 39-41]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Cili tempull «u ndërtua për dyzet e gjashtë vjet»? (Gjoni 2:20) [w08 15/4 «Fjala e Jehovait është e gjallë—Pika kryesore nga libri i Gjonit»]
12. Cilët janë ata që ‘kalojnë nga vdekja në jetë’? (Gjoni 5:24, 25) [w08 15/4 «Fjala e Jehovait është e gjallë—Pika kryesore nga libri i Gjonit»]
13. Si ‘do t’u përgatiste një vend’ në qiell Jezui dishepujve besnikë? [w08 15/4 «Fjala e Jehovait është e gjallë—Pika kryesore nga libri i Gjonit»]
14. Pse i tha Jezui Maria-Magdalenës të mos e shtrëngonte më? (Gjoni 20:17) [w08 15/4 «Fjala e Jehovait është e gjallë—Pika kryesore nga libri i Gjonit»]
15. Çfarë duhet kuptuar me ardhjen e Jezuit «po njësoj» siç u ngjit në qiell? (Vep. 1:9-11) [rs f. 216 par. 5; it-1-E f. 186 par. 8]